FOTOT/ Gjithë bota flet për ndeshjen Real-Bajern, në Shqipëri gjejnë tersin…

19 Prill 2017, 10:46Sport TEMA
FOTOT/ Gjithë bota flet për ndeshjen Real-Bajern, në

Ndeshja e mbrëmshme Real-Madrid-Bajern Mynih, ka shkaktuar polemika të shumta, për shkak të gabimeve katastrofike të arbitrit të ndeshjes, hungarezit Viktor Kasai.

Ky i fundit ka bërë së paku katër gabime të rënda: Nxorri me karton të kuq Arturo Vidal për një ndërhyrje të rregullt, ndërkohë që duhet të kishte nxjerrë më parë Casemiron e Realit dhe lejoi tre gola të parregullt, një për Bajernin dhe dy për Realin.

Vendimet e tij kanë sjellë reagimin e ashpër të botës së futbollit, që e kanë cilësuar si skandaloz arbitrimin e tij, duke favorizuar Real Madrid.

Polemikat bëhen edhe më të ashpra, prej faktit se prej vitesh dy ekipet spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona, favorizohen ndjeshëm nga arbitrat.

Debati është i nxehtë edhe në Shqipëri, ku Bajern ka një numër të madh tifozësh.

Dhe me humor, ata kanë gjetur edhe tersin e ekipit të tyre: Kreshnik Spahiun, që pozonte me bluzën e Bajernit para ndeshjes.

7 komente në “FOTOT/ Gjithë bota flet për ndeshjen Real-Bajern, në Shqipëri gjejnë tersin…”

  1. KRIDENS META says:

    Dhe sonte do ti japim doren e fundit juves,qe gojet e liga si te Partizanit,bajernit etj se dhe juvja nuk eshte pa gje te mbyllen njehere e pergjithmon.

  2. Zani Burimi says:

    Reali fitoi me ndihmen bujare ne fuqi te katert te arbitrit. Bravo Ronaldo qe e bere per vete arbiter leshin.

  3. loreta e bukur says:

    Duhet te ndryshoje rregullorja e futbollit per arbitrat. Dikur per gabime te arbitrit perseritej ndeshja, ndeshkohej arbitri etj, ndersa sot eshte pjerdhur bashke me demokracine. Vendos arbitri ne se do fitosh apo humbasish, vendos pakica , pavaresisht votes popullit (ne teori) se kush do te qeverise ect. Tek futbolli: arbitri duhet te denohet rende per veprime te tilla si ajo mbreme dhe ndeshja duhet te perseritet. Ndryshe, kjo eshte si gjyqtaret e Shqiperise sot.

  4. Fatosi-kosove says:

    A po kreshniki i lulit si mbesa e sali berishes kur shqiperia luajti ne beligrad dhe djemt tane u kercenuan edeh me jete,e mbesa e salos doli ne mbrojtje te serbise deh shau e sulmoi shqipatret si provokator,prandaj kreshnikut dhe qadres do ju sugjeroja te bejne tifo er greqine dhe serbine dhe te jene krenar edhe kur humbin,tash kreshniku do te kerkoje bashke me lulin qe te shpallet ne kerkim referi Kaso dhe te riluhet ndeshja e refer te jete ristani dhe besoni apo jo rezultatit do te jete 11 me zero per kreshnikun,ndryshe qadra spranon asnje rezultat tjeter.

  5. Kellira says:

    Sa u gzu Myleri per autogolin…

  6. nezo says:

    thuhet qe ne foton poshte Ronaldo eshte apsait!! Te dy lojtaret e realit jane vetem me portjerin, se mbrojtsi e shte te vija e16m, Edhe po ta kishin kaluar edhe portjerin , apsajt do quheshin?? U dashka mos me I kalu mbrojtsat po te goditesh topin nga larg qe te quhet I rregullt goli.

  7. Rrushi says:

    Eshte dhj….re bota gjithandej. Me vjen shume keq per Bajern dje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje