Partizani është duke u përgatitur me intensitet të lartë për sfidën e fundjavës kundër skuadrës së Teutës.
Drejtuesit e stafit teknik i të kuqve ka aplikuar sot dy seancat e programuara stërvitore.
Paradite grupi ka punuar në palestër, ndërsa pasdite në orën 14:30 përgatitjet kanë vijuar në fushën e kompleksit sportiv “Internacional Tirana” në Pezë.
Gjendja e skuadrës paraqitet optimale dhe panvarësisht reshjeve të shiut që kanë shoqëruar stërvitjen, të gjithë lojtarët pa përjashtim kanë kryer të plotë programin e përcaktuar.
Përgatitjet do të vijojnë të enjten në mesditë me seancën e radhës.
Sfida Partizani-Teuta do të zhvillohet të dielën në orën 19:00 në stadiumin “Selman Stermasi”.