Isco do të qëndrojë tek Reali: Jemi shumë pranë rinovimit të kontratës

19 Prill 2017, 15:46Sport TEMA

Isco pritet ta vazhdoj kontratën me Realin e Madridit.

Gjatë këtyre muajve është përfolur se Isco mund të largohet nga klubi madrilen në fund të sezonit, pasi nuk po luan rregullisht.

Kurse, shumë ekipe, në mesin e tyre Juventus e Barcelona, kanë shfaqur interesim për ta transferuar në radhët tyre.

Por, Isco ka zbuluar se është pranë nënshkrimit të kontratës së re me Los Blancos.

“Ne jemi shumë pranë rinovimit të kontratës. E kam thënë në mënyrë të përsëritur se dua të qëndroj këtu për shumë vite”, ka deklaruar Isco.

Spanjolli ka një kontratë me “Los Blancos” deri në verën e vitit 2018.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje