Kryeprokurori Adriatik Llalla, gjatë vitit që lamë pas, ka deklaruar pranë ILDKP se ka shitur për 249 mijë euro 3 mijë metra katrorë tokë e llojit ullishte, në Bathore, Tiranë.
Pas pagesës së taksave, shuma e kaluar në llogarinë bankare të kryeprokurorit është 233 944 euro.
Po gjatë vitit 2016, kryeprokurori Llalla ka blerë po në Tiranë, një sipërfaqe toke më të madhe, por me një çmim disa herë më të lirë. Konkretisht, Llalla deklaron se ka blerë një tokë arë me sipërfaqe 4.500 metra katrorë në Tiranë, me vlerë 4 500 000 lekë ose rreth 35 mijë USD. Siç duket nga deklarata e pasurisë, kryeprokurori ka blerë tokë me sipërfaqe 1 500 metra katrorë më të madhe, por më një çmim disa herë më të lirë se tako që ka shitur, po brenda Tiranës, shkruan Shqiptarja.com.
Po gjatë vitit 2016, kryeprokurori Llalla deklaron një shtesë në llogari prej 140 695 eurosh (burimi nga shitja e tokës), 1 694 609 lekë shtesë në llogarinë rrjedhëse të pagës, 1 861 320 lekë të ardhura nga paga si Prokuror i Përgjithshëm, 836 216 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortes si përgjegjëse sektori panë Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Parësor, dëmshpërblim për burgun e babait si ish i dënuar politik 638 375 lekë etj.
Ndërkaq, në deklaratat e pasurisë së viteve të mëparshme, kryeprokurori Adriatik Llalla ka blerë një apartament banimi në Durrës, me sipërfaqe 67.2 m2. Ndërsa gjatë vitit 2015, Llalla ka dhënë me qira një pjesë të banesës, në vlerën 1 200 000 lekë. Disa muaj më parë, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka verifikuar ligjshmërinë e pasurisë së kryeprokurorit Llalla, i cili para se të emërohej në këtë detyrë, ka drejtuar ILDKP.
Kreu i SHISH
Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, gjatë vitit 2016, ka shitur automjetin tij tip Land Rover për 2 950 euro, ndërsa ka kryer disa punime në apartamentin ku jeton, për 261 501 lekë. Visho Ajazi Lika deklaron pagën si drejtues i SHISH 1 758 735 lekë, një kredi për blerja apartamenti, nga e cila ka shlyer 300 000 lekë, ndërsa detyrimi i mbetur është 4 496 511 lekë.
I biri, Viler Ajazi Lika, deklaron kursime nga të ardhurat nga puna 40 mijë dollarë kanadez, të ardhura nga puna 96 dollarë kanadezë, ndërsa thotë se nuk ka shlyer ende borxhet e shkollës, 80 mijë dollarë kanadez. Bashkëshortja kreut të SHISH, Brunilda Ajazi Lika, deklaron një shtesë në depozitën bankare prej 12 899 lekësh, pakësim 240 587 lekë në një llogari bankare, depozitë bankare 8 060 lekë si dhe 526 849 lekë të ardhura nga paga pranë Autoritetit Rajonal Shëndetësor Tiranë. Ndërsa vajza e kreut të SHISH, Ada Lika, thotë se ka punuar nga muaj korrik deri në dhjetor të vitit 2016, ku ka fituar 14 000 dollarë kanadez.
Avokati i Popullit
Të ardhurat e Avokatit të Popullit, Igli Totozani dhe bashkëshortes së tij Marta Onorato, burojnë kryesisht nga pagat dhe projektet e ndryshme. Bashkëshortja e Totozanit, Marta Onorato deklaron 74 177 euro pagë vjetore nga puna në OSBE në Kosovë. Po ashtu, zonja në fjalë deklaron 12 228 euro të ardhura nga kontrata e bashkëpunimit në Itali në Regjionin e Sardenjës si Anëtare e OIV. Ndërkaq, Totozani deklaron 6 260 euro shtesë në llogarinë e pagës, të ardhura nga paga si Avokat i Popullit 1 825 167 lekë, të ardhura nga dieta si Avokat i Popullit 442 004 lekë, të ardhura nga dieta (projekti danez) 49 014 lekë, të ardhura nga dieta UNDP 1 049 USD 223 USD dhe të ardhura nga dieta nga KiE 441 euro. Gjatë viteve 2015-2016, çifti në fjalë kanë marrë nga 6 448 euro në viti kredi për shkollimin e fëmijëve në Kosovë.
Pasuria e krerëve të institucioneve të pavarura
Pasuria e kryeprokurorit Adriatik Llalla për vitin 2016
Shitur tokë e llojit ullishte me sipërfaqe 3 000 m2, në Mjull-Bathore, Tiranë, për 249 000 euro.
Blerë tokë arë në Tiranë, me sipërfaqe 4 500 m2, 4 500 000 lekë.
Llogari bankare me burim shitja e tokës, 140 695 euro.
Llogari rrjedhëse e pagës, 1 694 609 lekë.
Mbyllur llogaria rrjedhëse e pagës, – 1 909 917 lekë.
Pakësuar gjendja cash, 1 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga si Prokuror i Përgjithshëm, 1 861 320 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si përgjegjëse sektori panë Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Parësor, 836 216 lekë.
Dëmshpërblim për burgun e babait si ish i dënuar politik, 638 375 lekë.
Bashkëshortja, Ardjana Llalla, llogari rrjedhëse e pagës, – 120 000 lekë.
Llogari rrjedhëse e pagës, 168 703 lekë.
Pasuria e kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika
Shitje automjeti tip Land Rover, 2 950 euro.
Llogari bankare në euro, 130 euro.
Fond investimesh, 75 717 lekë.
Llogari rrjedhëse e pagave, minus 106 228 lekë.
ESP-RBC Direet Investing ine, + 3 342 CAD, 9 052 USD.
TFSA-RBC Direet Investing ine, – 1 081 CAD, – 1 056 USD.
Te ardhura si kryetar i SHISH, 1 758 735 lekë.
Kredi për blerja apartamenti, shlyer 300 000 lekë, detyrimi 4 496 511 lekë.
Detyrim i papaguar për kryerjen e punimeve në apartament, 261 501 lekë.
I biri, Viler Ajazi Lika, kursime nga të ardhurat nga puna, 40 mijë dollarë kanadez.
Të ardhura nga puna, 96 dollarë kanadezë.
Borxhet e shkollës, detyrimi i pashlyer, 80 mijë dollarë kanadez.
Bashkëshortja Brunilda Ajazi Lika, depozitë bankare, + 12 899 lekë.
Llogari rrjedhëse, pakësuar me 240 587 lekë.
Depozitë bankare, 8 060 lekë.
Të ardhura nga paga pranë Autoritetit Rajonal Shëndetësor Tiranë, 526 849 lekë.
E bija Ada Lika, ka punuar nga korrik-dhjetor 2016, 14 000 dollarë kanadez.
Pasuria e Avokatit të Popullit Igli Totozani
Shtesë në llogarinë e pagës, 6 260 euro.
Gjendje në llogarinë e bashkëshortes, Marta Onorato, në Kosovë, 15 067 euro.
Pakësim në llogarinë e bashkëshortes, Marta Onorato, 15 067 euro.
Gjendje në llogarinë e Marta Onorato në Kosovë, 2.77 euro.
Pakësim në llogarinë e pagës së Igli Totozanit, 394 lekë.
Gjendje në llogarinë e pagës së Igli Totozanit, 877 lekë.
Të ardhura nga paga si Avokat i Popullit, 1 825 167 lekë.
Të ardhura nga dieta si Avokat i Popullit, 442 004 lekë.
Të ardhura nga dieta (projekti danez), 49 014 lekë.
Të ardhura nga dieta UNDP, 1 049 USD, 223 USD.
Të ardhura nga dieta nga KiE, 441 euro.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes Marta Onorato në OSBE në Kosovë, 74 177 euro.
Të ardhura nga dieta e bashkëshortes Marta Onorato në OSBE në Kosovë, 157 euro.
Të ardhura nga kontrata e bashkëpunimit në Itali në Regjionin e Sardenjës si Anëtare e OIV, 12 228 euro.
Të ardhura nga rimbursimi i biletave nga EASO Malte, 583 euro.
Të ardhura nga rimbursimi si sigurimeve shëndetësore, 468 euro.
Shlyer kredia e marrë në 2003, 284 524 lekë, detyrimi i mbetur 2 882 549 lekë.
Kredi për shkollimin e fëmijëve në Kosovë, marrë në vitin 2015, 6 448 euro, shlyer 5 373 euro.
Kredi për shkollimin e fëmijëve në Kosovë, marrë në vitin 2016, 6 448 euro, shlyer 1 611 euro.
Overdraft, 300 000 lekë, shlyer 40 120 lekë.
Kredi me qëllim mobilimin e shtëpisë, 280 000 lekë, shlyer 288 408 lekë.
Kjo puna e deklarimit te pasurimeve te politikaneve,drejtuseve te larte te institucioneve etj, eshte bere kush te genjeje me mire,me kuptushem.Gjithmone te ardhurat rriten,sigurisht nga korrupsioni,te tjerat jane pallavra.I vetmi deklarim eshte qe keto duhet me i plas mrena,por kemi shtet leshi.
Mos ja fusni kot.Merreni me te varfrit. Pse nuk beni llogarine e sheikut ILIR Meta dhe 20% Rama.
–
Vetem nje muaj me pare Kryeministri falenderoi Adriatik LLallen per punene e shkelqyer. Llalla thjesht po pret te dekorohet nga Kryeministri Rama ashtu si u dekorua edhe Visho Ajazi per kontributin e tij te madherishem ne detyren e Kreut te Spiunimit. E keni shume te shkurter kujtesen.
–
Ne fund te fundit Adriatik Llalla thjesht po ben detyren e Hajdutit qe karakterizn pushtettarin dhe politikanin shqiptar.
Me kere lloj stili pastrimi parash , Llalla ka filluar herimin per te tjere, ky ne fakt pastrim ordiner i parave, dhe ben muuuu.
Por me sa duket ka pastruar aq para sa per xhep, se kur nje prokuror i thjesht eshte miliarder dhe jeten ne shtepi 600 m2 mes tiranes e durresit, bej vet llogarin , 1 prokurorx disa prokuror= % kryeprokuror.
Ky vend nuk behet po nuk iken kjo klase ordinere qe nuk ka as frik te bej vjedhje kaq hapur
Keta jan të gjithë për në litar.
Ore po ku e gjeti token ne bathore ky llalla ky esht fshatar gramshi dhe ky cmimi i shitjes si fantastik duket dhe ai i blerjes shum i vogel
po mire mo .. kush ia bleu llalles me kaq shume para ate copen e tokes ?? ai i ka paguar taksa shtetit shqiptar ?
ky qenka i varfer. Edhe nje noter ka me shume se ky. mos na lodhni me artikuj koti z. gazetar
mire po llalla ku i gjeti gjithe ate toke me ullishte?si u be pronar? a e di llalla qepo kete sistem perdorin e dhe ata qe duan te pastrojne parate?fare mire llalla mund te ket marre para nen dore per te favorizuar dike, dhe duke qene ne poses te nje prone, del tjeri qe behet pronar vetem me emra, por ne te vertet eshte dikush tjeter, dhe ja u be ajo pune, do ishte me mire qe funksionare te shtetit te atij kalibri gjate periudhes qe i sherbejne shtetit te mos bejne asnje lloj shitblerje, duhet te jete me ligj, do ti te behesh kryeminister prokuror , minister apo c’do funksionar qe i sherben shtetit?personi dhe familjaret e tij nuk mund te bejen shitblereje te pronave per aq sa kohe i sherbejne shtetit, natyrisht duke edhe u paguar mire nga shteti, se ndryshe asnje nuk ka deshire ti futet asaj pune.
Nuk eshte e mundur te kursesh ne Kanada 14 mije dollare per 5 muaj sic declaron e bija Vishos Apo i biri i vishos qe kursen 40 mije dollare per 1 vit me c`fare merren keto??? Jane maskime .Shihni pedagoget e universitetit sa pasuri te madhe po benne e kane,shihni noteret mashtrues e hipokrite ndaj shtetit tone.Ku e gjeti tere ate toke prej 250 mije euro Llalla nega katundi i Gramshit.Kjo e ben publikun shqiptare te lebetise e te vritet thelle ne shpirt.Me c`bisnese merrenn, se me pagat e shtetit eshte e pamundur te deklaroje Genc RuliLsi i beri milona dollar?ciniku e genjeshtari i ndyreLoj lloj makinacionesh nepermjet gjoja qerash, shitje, blerje e korupsioni financiare jane bere e po behen per te fshehur pasurite…Vazhdo e ben shtet Edi.Ato qe duan te spekullojne me postet,te vjedhin shtetin e popullin vetem ato nuk te duan
O MERO NUK TE DUKET SE PO SHPIF NGA PAK ME KETA TITUJ ? PO SI S’TE VJEN TURP O PALO GAZETAR QE VETEM LEPIN PRAPANICEN E PUSHTETIT ! KAQ KEQ QENKE KATANDISUR SA PO I SHET EDHE SHPIRTIN ATYRE QE PO I MARRIN SHPIRTIN KETIJ POPULLI E PO E KATNDISIN TE LYPE NE DYERT E EUROPES ?
SA KEQ E VJEN PER TY SE TE KAM ADMIRUAR KUR ME SHKRIMET DENONCOJE ABUZIMET E ISH PUSHTETAREVE, POR E PASKE BERE ÇDO GJE VETEM PER INTERES !
KY ESHTE VIZIONI YT PER GAZETARINE ? TI QE LLAP MBARE E PRAPE PER LIRINE E SHTYPIT, KU E FUT ETIKEN NE KETE MES ? APO TE DUHET THJESHT PER TE FHSIRE PRAPANICEN ?
O MERO NUK TE DUKET SE PO SHPIF NGA PAK ME KETA TITUJ ? PALO GAZETAR QE VETEM LEPIN PRAPANICEN E PUSHTETIT ! KAQ KEQ QENKE KATANDISUR SA PO I SHET SHPIRTIN ATYRE QE PO I MARRIN SHPIRTIN KETIJ POPULLI E PO E KATNDISIN TE LYPE NE DYERT E EUROPES ?
SA KEQ E VJEN PER TY SE TE KAM ADMIRUAR KUR ME SHKRIMET DENONCOJE ABUZIMET E ISH PUSHTETAREVE, POR E PASKE BERE ÇDO GJE VETEM PER INTERES !
KY ESHTE VIZIONI YT PER GAZETARINE ? TI QE LLAP MBARE E PRAPE PER LIRINE E SHTYPIT, KU E FUT ETIKEN NE KETE MES ? APO TE DUHET THJESHT PER TE FHSIRE PRAPANICEN ?
Ku e gjeti token ne bathore ky hajdut, apo bathorja lidhet me gramshin. Ky po gjykon Alfred Pezen per nje shum parash kur vete ja kalon te gjitheve, ja me kto politikan dhe zyrtare pret te behet ky vend. Nuk ka veting e litar qe u del ketyre ku para me thase nga padtejtesite qe kane bere do tu behen ilaçe tek te gjithe keto plera.