Ndërkombëtarëve u soset durimi, Kukan, Fleckenstein dhe zyrtari i Merkel të martën në Tiranë, sjellin dokumentin për zgjidhjen e krizës...!

20 Prill 2017, 09:47Politika TEMA

Ndërkombëtarët duket se e kanë humbur durimin me politikën shqiptare, e cila luan si macja me miun. Prej dy muajsh, PD është futur në çadër duke bojkotuar zgjedhjet dhe vetingun, ndërsa mazhoranca ende nuk lëshon pe. Për këtë arsye, ndërkombëtarët janë vënë në lëvizje dhe do e marrin vetë situatën në dorë.

Teksa një ditë më parë gazeta shkruante se negociatori i PPE këtë javë nuk vjen në Tiranë, dje është konfirmuar mbërritja e tij javën që vjen. Sipas informacioneve, pasditen e 24 prillit, kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, njeriu i kancelares Angela Merkel dhe nënkryetar i PPE, David McAllister vjen në Tiranë.

Ndërsa më 25 prill do nisë diskutimet me palët. Sipas informacioneve, ai do të shoqërohet nga raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckeshtein dhe Eduard Kukan, ky i fundit është ende i pakonfirmuar.

Nga ana tjetër bëhet me dije se njeriu i Merkel do të vijë në Tiranë me një marrëveshje të gatshme, e cila do u vendoset në tavolinë Ramës edhe Bashës dhe ata duhet të bien dakord mbi pikat që përcaktohen aty.

Mësohet se dokumenti që do t’u vendoset palëve në tavolinë po hartohet nga faktori ndërkombëtar dhe në këtë proces nuk është përfshirë vetëm Bashkimi Europian shkruan ‘sot’. Mbërritja e Kreut të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister në Tiranë, shihet si një mundësi për zgjidhjen e situatës politike dhe arritjen e një marrëveshjeje për kthimin e opozitës në Parlament e futjen e saj ne zgjedhjet parlamentare.

Në mes të javës së kaluar, McAllister u përzgjodh si negociator për arritjen e një marrëveshje e pak ditë më vonë edhe dy aleatet në qeverisje Edi Rama e Ilir Meta deklaruan se një negocim nga Partitë Popullore Europiane do të ishte i mirëpritur.

Bojkoti i PD ka bërë që ndërkombëtarët të reagojnë shumë ashpër ndaj saj. Pak ditë më parë, shefja e politikave të jashtme të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, lëshoi një mesazh të qartë kundër bojkotit, kundër pengimit të reformës në drejtësi dhe theksoi se moszbatimi i reformës po ngadalësonte integrimin e Shqipërisë.

Edhe personazhe të tjerë nga faktori ndërkombëtar kanë reaguar kundër bojkotit dhe protestës së opozitës si edhe ndaj kushtit të vetëm të saj, krijimin e një qeverie teknike.

Me anë të Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Komisionit Europian, BE theksonte se Parlamenti duhet të jetë funksional edhe për ecurinë e mëtejshme të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

“Për ne, debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit dhe jo jashtë tij. Polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundër-produktive për ambicjen e Shqipërisë për t’iu bashkuar Unionit Europian, madje edhe për avancimin në rrugën e saj europiane”, tha ajo.

Ndërsa eurodeputeti i djathtë, Eduard Kukan, i cili në 21 shkurt do të shkruante në Tuitter se “opozita ka ende shumë punë për të bërë para zgjedhjeve, në Kuvendin e Shqipërisë. Bojkoti nuk e ndihmon atë t’i mbarojë këto punë”. Duke i dhënë kështu Bashës një tjetër mesazh se është në rrugën e gabuar.

10 komente në “Ndërkombëtarëve u soset durimi, Kukan, Fleckenstein dhe zyrtari i Merkel të martën në Tiranë, sjellin dokumentin për zgjidhjen e krizës…!”

  1. Ata tallin Menderet o Milet says:

    Kush me shpjegon perse Lu Lu Arvziu nuk ka futur sqepin e tij ne kete mesele qysh kur takoi per here te fundit ne zyre yllin ne ngritje Lu Lu Bashen?
    Sa hwre qe takohen ambasadoret amerikane me Lu LuBashen apo Saliun, gjithmone e ka ngrene edi Rama.


    Kush nga debilet mendon se Amerikanet duan PS apo demokraci te vertete jane naiv ose pa tru. Thjesht ata duan vegla qorre ose kukulla qe do ti sherbenin vetem Amerikaneve. Ne kete rast Lu Lu Basha eshte kelyshi i bindur i cdo ambasade dhe jo vetem asaj Amerikane.

  2. Rex says:

    Nuk arrije te kuptoj ca do permbaje ky dokumenti qe te bindi bashen…?! Ai kerkon rezimin e Rames dhe qeveri teknike. Elektorati i pd-se ka rene me 10/15 % fale cadres absurde qe ngriten dhe nje lloj kokefortesie prej budallai qe kryetari i tyre po ben. Cfare do gje qe te permbaje ai dokument nese basha mbyll cadren pa qeverie teknike dhe shtyrje zgjedhjesh, PD nuk i kalon 35/40 deputet max ne zgjedhje. Jam gati te ve bast per kedo per kete gje. Sigurisht basha e di kete gje. Ai do i refuzoje nderkombetaret me insistim dhe gati ka per ta bere publike qe ne nuk negocjojme asgje me te huajt. Ndoshta nderkombetaret vijne te bindin ramen te largohet per disa jave per te shpetuar kombin dhe ta rimari detyren menjhere pas zgjedhjeve.

  3. Loran shehu says:

    Po kush po e rru per flakeshtajna etj

  4. flora says:

    Ndërkombëtarët, vijnë në Tiranë, për të shpëtuar Sali shpellarin, “kurtizanen” e tij Lul Bashën dhe gjithë plehrat e PD-së , për ta mbajtur peng Shqipërinë në këtë gjendje, sepse kështu e duan interesat e tyre…dhe mos na shisni dëngla “me vetingje” e përralla të tjera…! Ky popull (me histori të lavdishme…???!!! hahahahahahahaaaaaaa…..!), kështu është zvarritur e kështu do të zvarritet në jetë të jetëve, si skllav dhe hysmeqar i të fuqishmëve të kësaj bote…!

  5. zambi says:

    O mero dje shkruajte qe te huajt e braktisen bashen dhe MvAllister nuk erdhi ketu per kete arsye dhe shkoi ne pakistan sot thua qe ata po e marrin vete situaten ne dore.
    Ndaje mendjen sepse sikur nuk shkojne bashke analiza e djeshme me te sotshmen.

  6. Shen Thomai says:

    Do vine ti japin Bashes nje bilete pa kthim per ne ishujt karaibe se atje nuk e kap vettingu!

  7. Albi says:

    PD shkon ne kuvend voton vettingun dhe hyn ne zgjedhje , Kryeministri jep doreheqjen , qeveri teknike nuk ka . Zgjidhet Presidenti ate qe do mazhoranca. PS fiton zgjedhjet . Rama perseri Kryemnister . Hajt ta gezoni autogolin o te çoroditur nga V DE T T I N G U .

  8. saliu says:

    Me siguri ky do te jete nje dokument magjik qe falet e Lulushit nga mjalte i perkthen m..t.

  9. heretiku says:

    Kriza politike e sajuar nga P.D.-ja, me nje pretekst qesharak dhe feminor per “vjedhje votimesh” para se ato te kryhen, kerkesa absurde per “qeveri teknike” 2-3 muaj para zgjedhjeve, te gjitha keto kane nje emerues te perbashket, frika nga Vetingu, i sugjeruar dhe pergatitur nga nderkombetaret ( per fat te keq shqiptaret demostruan edhe nje here qe jane te paafte dhe te papergatitur per te vendosur shtetin ligjor funksional e real, dhe jo vetem ne leter ). Ndonese ne Shqiperi ne keto 27 vjet jane kryer krime te perbindshme ( krime ne njerez, krime ekonomike, elektorale, urbane, mjedisore etj.), te gjitha pushtetet aktuale ne Shqiperi, ai ekzekutiv, legjislativ, gjyqesor dhe mediatik, nuk kane mundur te vene para pergjegjesise fajtoret.
    Gjate ndeshjes se futbollit Itali – Shqiperi, luajtur ne Palermo disa jave me pare, pashe diçka argetuese. Midis flamureve te dy skuadrave respektive dhe parrullave sportive, me zuri syri edhe nje parrulle qe s’kishte lidhje me ndeshjen, por me aktualitetin politik ne Shqiperi, “Voto Vetingun Baftjar”. Vetem nje gje nuk mora vesh, behej fjale per Baftjarin e ri apo ate te vjeter, Baftjarin Junior apo Senior.

  10. Valter says:

    Europianet do te kerkojne vetem zbatimin e ligjeve dhe kushtetutes.
    Vetem ky eshte interesi i tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje