Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e djeshme njoftoi se opozita do të përshkallëzonte protestën e saj, duke vendosur që ditën e hënë do të bllokojë të gjitha akset rrugore në mbarë vendin.
Përshkallëzimi i protestave nga ana e opozitës vjen ditën kur Tiranën do ta vizitojë David McAllister, Kryetari i Komisionit te Jashtëm te Parlamentit Europian.
McAllister vjen në Tiranë për të negociuar midis palave për gjetjen e një zgjidhje për të dalë nga kriza politike që ka përfshirë vendin tonë, prej dy muajsh, që kur opozita vendosi të futej në çadër për të kërkuar qeveri teknike.
Por vendimi i fundit i Bashës duket se nuk ka gjetur mbështetje të plotë nga aleatët e tij, ku Partia Republikane do të dalë me një njoftim për mediat ditën e nesërme lidhur përshkallëzimin e protestës, ku pritet të mbajë edhe një qëndrim zyrtar.
Reagimi i PR, bëhet vetëm një ditë pas qëndrimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku u bëhej thirrje të gjithë partive politike shqiptare që të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit shkruan Express.
Deklarata e DASH duket se ka ndikuar edhe në qëndrimin e PR, pasi njihen lidhjet që kreu i kësaj partie, Fatmir Mediu ka me kongresmenët amerikan.
Lëkundja e aleatëve ka ardhur edhe pas deklaratave të Ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i cili e quajti bojkotin e parlamentit nga ana e opozitës si absurd, dhe bëri thirrje për votimin e Reformës në Drejtësi.
Edhe pas kësaj deklarata, kreu i opozitës, jo vetëm vendosi që të vazhdojë protestën, por edhe ta përshkallëzojë ata, duke lajmëruar bllokimin e akseve rrugore në të gjithë vendin ditën e hënë.
Gjithsesi, java e ardhshme do të jetë vendimtare, ku do të kuptohet më shumë nëse Basha ka mbështetjen e aleatëve dhe a do të ketë zgjidhje të krizës politike pas negocimit të McAllister.
Ne fund Basha do te ngelet ne cader vetem me filozofin Ndoka,pijanecin Dashamir Shehi dhe Duken e krimit.
O Medi ky eshte shansi yt i arte. Largoju nga Berisha-Basha dhe hyr ne zgjedhje. I ke te garantuar ca deputete dhe nuk ke pse i puth bythen Bashes. Perndryshe beju pjese e trazirave dhe terrorit Putinian te Berishes e Bashes dhe do ta shikosh sesi do ti humbesh edhe ato para e privilejge qe te lejohen ne vendet perendimore. Mos i mbaj shpresat tek Trump se fundi i tij po vjen shume shpejt.
http://www.independent.co.uk/news/world/americas/donald-trump-dangerous-mental-illness-yale-psychiatrist-conference-us-president-unfit-james-gartner-a7694316.html
KËTA TË PANDEHUR,
PARA DREJTËSISË!
S’KEMI NEVOJ PËR OPOZITË TË INKRIMINUAR!