Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Partia Sociale për protestën.
Në reagimin e saj, opozita deklaron se protesta që do të zhvillohet gjatë ditës së hënë do të jetë paqësore ashtu sikurse mitingu i zhvilluar para 64 ditës, apo protesta që po mbahet në çadrën e vendosur në bulevard.
“Partia Demokratike dhe opozita kanë 64 ditë që protestojnë, pasi mbajtën një nga mitingjet më të mëdha që ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të gjitha veprimet e saj kanë qenë paqësore dhe shembull i qytetarisë më të lartë që ka dëshmuar shoqëria shqiptare.
Nuk ka patur asnjë provokim, asnjë incident të vetëm, asnjë prishje të qetësisë apo pronës publike. Partia Demokratike nuk ka nevojë për dhunë dhe nuk do të përfshihet kurrë në dhunë. Kauza e lirisë dhe e demokracisë është kauza më e fuqishme në botë dhe ne ndjehemi të fuqishëm në të drejtën tonë. Edi Rama duhet të mësohet me demokracinë dhe të drejtat e qytetarëve për të protestuar dhe për të shprehur mosbindjen e tyre civile” thuhet në deklaratën e PD.
Opozita në reagimin e saj thekson se kreut të qeverisë ora i ka mbetur në vitin 1997, por protesta nuk ka asnjë qëllim destabilizues.
“Referencat e Edi Ramës ndaj 1997-ës janë veprime të dëshpëruara të një njeriu që edhe vetë e di se nuk i ka mbetur më asnjë justifikim për të qëndruar në pushtet, veç ngjalljes së frikës tek njerëzit. Frymëzuesit dhe drejtuesit politikë të 1997-ës Edi Rama i ka në krye të PS-së dhe në Kuvend bashkë me bandat e ‘97-ës qe po i liron një nga një nga burgu për të ruajtur me ta pushtetin e tij të kriminalizuar.
Protesta e opozitës do ta shpëtojë Shqipërinë nga krimi që ka sjellë Edi Rama. Me besimin tek vlerat e demokracisë dhe lirisë, ne do të vazhdojmë qëndresën tonë qytetare me çdo mjet demokratik deri sa të sigurojmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme” mbyllet deklarata e PD-së.
Opozita pritet të zhvillojë gjatë ditës së hënë nga ora 11.00 deri në 12.00 një protestë në të gjithë vendin, teksa ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve dhe rrethimin e Kryeministrisë.
Ne litar do shkoni o pederaste te pd
Ju do na rruani t….
Ta dini jemi te vendosut tju zhdukim perfundimisht.Nuk meritoni me te egzistoni jeni nje klik qe keni lyer duart me gjakun e shqipetareve.
Ujku qimen e ndron por zakonin se haron.
O Zot çfar nuk na degjojne veshet e çfar na shohin syte!!!
Frymezuesit e 97′ qenkan ne PS,pra ne PS qenka sali berisha,flamur noka,palloka,bumqi,mediu,dule,e shume kriminel tjere qe jane futur ne qader,po si skeni ftyre more vrases apo keni humbur trurin dhe tash edhe femijet tuaj ju duken se jane “produkt” i Rames,prandaj duke ju njohur keshtu njeriu shton edhe me shume urrejtjen ndaj jush dhe per kete duhet reforma ne drejtesi dhe ju te pergjigjuni nje nga nje per te gjitha edeh per drogen qe fajesoni Ramen e qe eshte pjelle dhe biznes i juaji e i joti personalisht lul basha,edeh per vrasjet,edhe per vjedhjen e bankave,edhe per detin edhe per poshtersit tuaja kunder kombit por mos harro lul basha ti dhe baba yt sali berisha dhe gjithe ata vrases qe ke fututr ne ate qader se sdo kete kurre qetesi pa u pergjigjur ju edhe per Remzi Hoxhen dhe bashke me ju edhe vrasesit e tij qe i keni bere kosovar me letra serbe dhe tash i perdorni si ambasador te republikes se re,ah Zot Zot çfar pjelle duron!!!