Protesta/ Ja rrugët që do bllokojë PD nesër për një orë, personat përgjegjës nga lidershipi demokrat

23 Prill 2017, 15:26Politika TEMA
Protesta/ Ja rrugët që do bllokojë PD nesër për

Zbardhen akset rrugore që lidhen me Tiranën, të cilat do të bllokohen nga Partia Demokratike nesër ora 11:00 deri në 12:00.

Shqiptarja.com ka mësuar se do të jenë të paktën pesë pika strategjike ku opozita do organizojë protestuesit e saj, duke ngarkuar edhe deputetët përgjegjës për zhvillimin e këtij tubimi, ndonëse policia e ka quajtur të paligjshme.

Të angazhuar si përgjegjës të protestës janë deputetët Arben Ristani, Edmond Spaho, Aldo Bumçi, Edi Paloka dhe Flamur Noka.

Në rrethrrotullimin e Plugut do të jetë Arben Ristani me deputetët e qarkut të Fierit.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit protesta do të organizohet nga Edmond Spaho, Luçiano Boçi, Arbjola Halimi, Eleni Qirici dhe Gjergji Papa.

Tek rrethrrotullimi i Milotit deputetët Aldo Bumçi, Albina Dede, Helidon Bushati, Irma Kopliku dhe Alban Zeneli.

Bllokimi i sheshit “Shqiponja” i është lënë deputetëve Edi Paloka, Gert Bogdani, Florjon Mima, Keltis Kruja, Bedri Hoxha, Roland Keta, Dhurata Çupi, Myqerem Tafaj, Gjovalin Bzheta, Mimoza Hajdarmataj.

Ndërsa te mbikalimi te Shkolla Teknologjike do të jenë deputetët Flamur Noka, Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Genc Pollo, Albana Vokshi, Astrit Patozi, Igli Cara, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani.

Ndërsa vijimit të protestës në çadër PD do t’ia besojë deputetëve Jorida Tabaku, Genc Ruli, Arben Imami dhe Ridvan Bode.

Rrugët që bllokohen nga PD nesër

Rrethrrotullimi i Milotit

Sheshi “Shqiponja”

Rrethrrotullimi i Bradasheshit

Mbikalimi te Shkolla Teknologjike

Rrethrrotullimi i plugut

5 komente në “Protesta/ Ja rrugët që do bllokojë PD nesër për një orë, personat përgjegjës nga lidershipi demokrat”

  1. Fredi FR says:

    Pervecse do u bllokoje popullit rruget,cfare do fitojne keta idiote?

  2. Moni says:

    Ejani ne Vlore ejani. Pa do tu marim perpara me makina dhe te shkoni ne te semes te lulit.

  3. Cercizi says:

    Bimbash, hiq dore nga bllokimi i rrugeve. Ato I perkasin te gjitheve!
    Lere pupullin te shkoje se ai do t’ju kuqe, t’ju beje me boje! Popull shqiptar na thone!

  4. Bond says:

    Keta kellira jo vetem nuk cajne koken qe po bllokojne shqiptaret, por jane te kenaqur qe po u jepet mundesia (po ju dha) te hakmerren disi ndaj 1 milion shuplakave te vitit 2013.
    Nga keta barbare primitive gjate bllokimit te trafikut do t’a hane edhe votuesit e kermes PeDe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje