Bushati: Si paguhen mijëra euro për shkrime në portale të huaja kundër ambasadorëve në Shqipëri. Takimi Rama-Trump...?!

24 Prill 2017, 23:23Politika TEMA

I ftuar në “DritaremeRudinën”, në Vizion Plus, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tregoi arsyet se pse sulmohet në Shqipëri SHBA dhe ambasadori amerikan.

Bushati tha se për herë të parë ne shohim veprime konkrete që vijnë nga institucione apo outlete mediatike që përdoren për konsum të brendshëm.

Sipas tij, kjo është një fushatë e orkestruar për të krijuar klimë denigruese dhe që financohet nga të njëjtat burime.

“Për herë të parë që nga rënia e sistemit komunist ne shohim një fushatë në Shqipëri dhe jo vetëm kundër ambasadorit amerikan dhe kundër ambasadës amerikane. Ka teori konspirative, financime apo projekte okulte për katapultimin apo rrënimin e figurave të caktuara politike.

Për herë të parë ne shohim jo vetëm një kundërshti që mund të vijë nga një qëndrim i përfaqësuesve siç është ambasadori i SHBA­ve, por shohim veprime konkrete të orkestruara, lobimi, para që shpenzohen, institucione dhe outlet­e mediatike jo domosdoshmërisht influente, por që mund të përdoren për konsumim të brendshëm në Shqipëri.

Qëllimi tyre është për të krijuar një denigrim të brendshëm dhe për të krijuar një klimë diversive. Sot ka një rend të ri ndërkombëtar dhe askush nuk është përgjegjës për çka thotë dhe askush nuk flet me përgjegjësi të plotë në emër të SHBA apo BE.

Flas për fushatë të orkestruar, për makineri jo thjesht mediatike por edhe financiare, që është jo vetëm shqiptare, por që i kalon kufijtë e vendit tonë. Shkrime të ndryshme që janë botuar në emër të mediave periferike apo portale periferike në SHBA apo në Bruksel, kanë pasur në fokus Maqedoninë dhe diku nga mesi apo fundi i shkrimit kanë futur Shqipërinë.

Këto shkrime janë bërë me pagesë në bashkëpunim dhe mendoj se institucionet përgjegjëse të vendeve partnere kanë informacionet përkatëse.

Mund t’ju them që edhe pagesat bankare për këto artikuj denigrues, nga informacionet që kam nga partnerët dhe shërbimet partnere, vijnë nga e njëjta llogari, pavarësisht se u shërbejnë vendeve të ndryshme.

Janë të interesuar që kjo lloj klime zgjidhet brenda një rrethi vicioz politik, biznes, media të mos ndryshojë”, tha Bushati.

Për takimin Rama-Trump

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar vizitat e tij në SHBA, ku ka përsëritur dy mesazhet që u përcollën nga këto takime.

“Mesazhi parë ishte përfundimi sa më parë i reformës në drejtësi, që ashtu si BE kërkojnë fillimin e zbatimit të reformës. Mesazhi i dytë ishte pjesëmarrja e gjithë aktorëve politikë në zgjedhjet e 18 qershorit dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira”, u shpreh Bushati.

Ministri foli edhe për samitin në Bruksel që do të zhvillohet në fund të majit, ku sipas është një mundësi e mirë për vendosjen e kontakteve dhe zhvillimin e takimeve.

“Për pak javë do të shkojmë në një samit, që zhvillohet në Bruksel. Është herët të flitet për samitin dypalësh dhe takimin Rama­-Trump. Por ky samit do të jetë një mundësi e mirë për takime me zyrtarë të tjerë”, u shpreh Bushati.

5 komente në “Bushati: Si paguhen mijëra euro për shkrime në portale të huaja kundër ambasadorëve në Shqipëri. Takimi Rama-Trump…?!”

  1. Mashtrimi qe Vazhdon says:

    Rama dhe Trump…kane te njejtat dobesi publike”!
    Moralin e konsiderojne kategori te kapercyer njerezore,
    nuk tregojne kurre taksat, parate qe kane dhe ato qe kane marre hua,
    e ndertojne kabinetin qeveritar si Big Family…!

    Trump ka disa aftesi, qe Rama- edhe pse shqiptar, – nuk i ka dot!

  2. Timi says:

    Po mor i dashur, qeveria Rama ju ka qendruar sy me sy e dhembe per dhembe grekeve, serbeve dhe maqedoneve. Sigurisht greko sllavet me ortodoksizmin e tyre (kali i Trojes) jane perpjekur dhe perpiqen te shkaterrojne Shqiperine. Faktet e nxjerra jane me shume vlere sepse provojne se ato qe ne kemi thene qe boshti Athine-Beograd-Shkup do te perfshiheshin ne perpjekje per te sjelle ne pushtet esadistet. Sigurisht qe ketij aksi tresh nuk i mungon edhe aksi i katert Moska. Hordhite sllave jane dyndur nga Rusia dhe Polonia prej shekujsh dhe kane vrare e rrembyer tokat tona ilire. Njihet ‘Bullgari vrases’ i huneve i cili solli hordhite sllave ne tokat tona deri ne Oher (qyteti nuk quhej Oher por ata e ndryshuan) dhe beri krime qe jane te shkruara ne historiografine boterore. Nga 15 mije rober qe u kapen ju nxorren te dy syte cdo te burgosuri me perjashtim te 1 ne 100 qe i lane me nga nje sy. Kete e bene qe ata te 100 pa sy te merreshin nga ai me nje sy dhe te cohshin tek mbreti qe te pagonin taksat. Por bijte e atyre qe i verbuan u rriten dhe u sulen kunder ketyre hordhive kriminale dhe ja u rimoren Ohrin qe e kishin kthyer ne kryeqytetin e tyre.

  3. SiPerTy says:

    Pra NUK KA TAKIM RamA – Trump ?

  4. ShpetimIdrizi says:

    Rama do te takoje kete Timin

  5. Zahide says:

    Rreziku Eshte radikalistat islamike qe i kemi ne shqiperi turko arabt greket dhe serbet dihen qe Jane armiqt e shqiperise po’ kto Jane me te rrezikshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje