Apolonia e mistereve, si një "lule mos më prek"!

25 Prill 2017, 10:55Blog TEMA
Apolonia e mistereve, si një "lule mos më prek"!

Nga Mirela Kumbaro Furxhi

Pranë Detit, afër Lumit, mes dy pasqyrave ujore ështëvendi i përsosur i një parku të tillë arkeologjik si Apollonia..

Këtë mrekulli e kemi falë përpjekjes së Leon Rey-t, arkeologut, që në të gjallë iu ndalua riardhja në Shqipëri në kohën e komunizmit, por edhe falë mjeshtrave shqiptarë të arkeologjisë, që vazhduan punën në këtë kohë. 

Hasan Ceka dhe Skënder Anamali, Selim Islami, etj,do të vazhdonin traditën e mirë të nisur nga Rey. E më pas të tjerëarkeologë janë magjepsur nga gërmimet në këtë park.

Ishte gati e paimagjinueshme për mua, në Ministrinë e Kulturës, se do vinim në këtë ditë, kur në vitin 2013 pak fare pak muaj pasi kisha marrë detyrën e re për tëdrejtuar Ministrinë e Kulturës, vendosëm t’i hyjmë aplikimit për këtë projekt pranëDelegacionit Europian.

Më duhet ta them , që kolegët e Delegacionit ishin mëbesimplotë se sa unë atë kohë.

 Ishte proces i gjatë procedura e përzgjedhjes, por ia dolëm.

Ishte proces shumë i gjatë dhe i vështirë përgatitja e projektit, njësoj si në ato legjendat që personazhi kapërcen 7 male, 7 lumenj e 7 kodra, edhe ky projekt është kthyer nga të gjitha anët, 5 herë në Keshillin Kombëtar të Arkeologjisë e 5 herë në Këshillin Kombëtar të Restaurimit, nga specialistët e fushës, por edhe sepse Apollonia është nazike, delikate, plot mistere, kudo ku e prek të nxjerr një lule „mos më prek“ dhe ta bën punën sa emocionuese aq edhe të mbushur me ankth.

 Te tillë e kanë zbuluar pak nga pak Apolloninë jo vetëm Leon Rey dhe dhelpra e tij, tashmë legjendare, që i tregoi rrugën për zbulimin qytetit antik, por edhe konsulli Pouqueville francez i Ali Pashait, edhe studjuesja udhëtare Edit Durham britanike e dashuruar me shqipëtarët e deri te Puzanova ruse  e arkeologët shqiptarë të paçmuar sa duhet për pasionin e dokumentimin që kanë lënë.

 Një nga fillimet e Via Egnatia-s, qendër mes Lindjes dhe Perëndimit, mes Çezarit dhe Pompeit, vend i magjistratëve dhe filozofëve, vend i amvisave dhe burrave të mençur, i ekonomiqarëve dhe largpamësve, Apollonia është një histori ku kryqëzohen vendet, epokat, kulturat.

Investimi i Delegacionit Europian në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ishte një aventurë e bukur, solide dhe shembullore.

 Këtu është edhe portiku që rihapet e ku ekspozohen sot skulptura te gdhendura ne mermer, pjesë të koleksionit të pasur apoloniat.

Në këtë qytet arsitokratik, vetë perandori August mësoi oratorinë dhe lëvruan ndershmerisht drejtësine shume zyrtare te larte e individe te rendesishem, por edhe gjykatës.

 Pjesa me interesante e koleksionit eshte padyshim ajo e lidhur me panteonin apoloniat, perendite qe veneroheshin nga qyteti.

 Apoloni, por edhe Athinaja, ne nje pozë paqësore, dallohet nga parzmorja me koken e Gorgones Meduze, qe i mbulon gjoksin. Ajo është e preferuara ime.

Gorgona me funksionin e saj mbrojtes nuk di nëse na mbron apo e mbrojtëm, por sytë e këqinj që vijnë vërdallë nuk e mundin dot Athinanë, më besoni!

 Radhiten në portik dhe shtatoret e zonjave, matronave, me veshje elegante, me pala e kinde. 

Ky portik, si dhe gjithe muzeu, nepermjet gjetjeve te ndryshme na meson se apolloniatet parapelqenin artin dhe arkitekturen.

Ata zbukuruan qendren e qytetit me vepra te gdhendura ne mermer. Keto statuja e mbishkrime transmetonin dikur mesazhe, jehona e te cilave na vjen me pjeseza edhe sot ne kete arkade te populluar me vepra arti. 

Këto të fundit, jane qofte modele te ardhura nga kryeqendra e Perandorise, Roma, por edhe prototipe te krijuara nga mjeshtrit ne ateliete/punishtet e qytetit.

Nuk e fsheh që më kujton jo pak nga kantieret e Rilindjes Urbane sot.

Punishte apoloniate sot, janë dubluar nga restauratorëtanë të Kishës, artistët e mozaikëve që i shfaqen publikut për herë të parë, dhe unë dua t’i falenderoj me gjithë zemër të gjithë, që nga Arta Dollani që i ka ndenjur mbi kokë gjithë këtij procesi deri te punëtori më i thjeshtë por që ka punuar gjithë këto muaj mes këtyre bukurive.

I shtohet këtij parku jo vetëm bukuria por edhe lehtësia e shërbimi për turistë e studjues, që nga parkingu e rrjetet e infrastruktura. Shumë shpejt instalojmë dhe biletarinë elektronike në bashkëpunim me AADF, dhe krijojmë modelin se si duhet të organizohet një park arkeologjik.

Autoret antike e cilesuan qytetin si “Magna Urb et Gravis” –qytet i madh e hijerende – e ashtu duket qendron dhe sot! Gati për në Europë përmes Kulturës siç herët ka qenë.

Faleminderit Romana për këtë bashkëpunim faleminderit profesor Pirro Thomo dhe gjithe duararteve që e nxorrën në dritë!

*Fjala e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro në ditën e përfundimit te punimeve në kuadër të projektit “Rehabilitimi i Manastirit të Shën Marisë dhe peizazhit në Parkun Arkeologjik të Apollonisë”

6 komente në “Apolonia e mistereve, si një “lule mos më prek”!”

  1. ani says:

    ?????????????????

  2. Flamur says:

    Ju lumte dora nga nje germadhe e kthyet ne kryeveper.

  3. genci says:

    APOLONIA eshte djepi i kultures se lashte Hellene o Arna-Utah
    Lexoni toponimet ne cfarre gjuhe jane

    1. @@ says:

      E Kultures Helene sic e thua dhe vete pra KULTURE dhe jo KOMB more selxhuk Ponti more korrak i Anastas buces more ardhacak i ndyre

  4. Fshatari says:

    Arome e shtetit te pergjegjshem

  5. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    mire APOLLONIA[e jo APOLONIA] po c’lidhje kane larot shqipfoles apo te tredhurit[atheoi] me keto elinika arxaia[lashtesin greke] !!!!!???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje