Ka arritur në 24 numri i personave të vrarë në Venzuelë për shkak të protestave të dhunshme pro dhe kundër qeverisë së presidentit Nocolas Moduro. Autoritetet e Venezuelës bëjnë të ditur se një numër i madh personash janë dëmtuar rëndë dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Kthimi mbrapsht i vendimit më pas nga gjykata nuk mjaftoi për të ndalur valën e protestave, teksa mbështetësit e opozitës kërkonin zgjedhje të menjëhershme. Ata kanë bërë thirrje për zgjedhje presidenciale, teksa kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Maduro.
Ky fundit ka kërkuar rinisje të negociatave me opozitën. Ai gjithashtu tha se kërkon që të mbahen zgjedhje vendore. Komentet e tij vijnë pas tre javësh tension në të gjithë vendin. Protestuesit kanë bërë thirrje për zgjedhje presidenciale, teksa kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Maduro.
Negociatat e vitit të kaluar mes opozitës dhe qeverisë u ndërprenë kur opozita akuzoi Maduron për prishje të marrëveshjeve dhe se ka përdorur negociatat për të fituar kohë. Aktivistë të të drejtave të njeriut janë shprehur se një numër i madh protestuesish janë arrestuar.