Kalari: Në derbi rëndësi kanë vetëm pikët

25 Prill 2017, 19:32Sport TEMA

Renaldo Kalari është një nga lojtarët me më shumë derbi të kryeqytetit mbi supe dhe si i tillë ai është edhe një nga lojtarët me më shumë eksperiencë në sfida të tilla.

Mbrojtësi 32-vjeçar që fillimisht ka veshur fanellën e Tiranës në vitin 2003 dhe më pas është transferuar te Partizani 5 vjet më vonë ka bërë të njëjtën rrugë edhe 3 vjet më pas ku luajti 4 sezone si bardheblu ndërsa tashmë që prej 2015-ës është pjesë e të kuqve.

Në intervistën dhënë për Supersport, ai e pranon se eksperienca e madhe e ka ndihmuar t’i përjetojë ndeshjet derbi me më pak emocion dhe thekson se objektivi  i tij dhe i skuadrës nga kjo sfidë është që ta mbyllin me pikë të plota.

Pavarësisht pozitave në klasifikimin e përgjithshëm, dy skuadrat do të kërkojnë fitoren sepse në derbi nuk ka favoritë dhe Kalari kërkon ta nënvizojë një detaj të tillë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje