Interi, çek të bardhë Simeones

25 Prill 2017, 16:36Sport TEMA

E ardhmja e Stefano Piolit tek Interi mbetet ende një mister, pavarësisht se drejuesit ziakltër nuk ia pranuar dorëheqjen trajnerit 51-vjecar, i cili praktikisht doli jashtë objektivave me humbjen 5-4 në fushën e Fiorentinës.

Që nga tripleta e famshme e vitit 2010 me Mourinhon trajner, Interi nuk po gjen paqe. Ndryshime të mëdha pasohen vit pas viti, por rezultat mbetet shumë poshtë pritshmerive.

Pas portugezit, në sitolin ziklatër janë alternuar 10 trajnerë, e në horizont është i 11-ti. Në Apiano Gentile kanë ndërmend të bëjnë të pamundur për të bindur Diego Simeonen, kontrata e të cilit me Atleticon e Madridit skadon në verë të 2018-ës.

E ardhmja e Simeones do të varet sidomos nga ecuria e Los Colchoneros në Champions. Në rast të një tjetër dështimi përballë Realit të Madridit në Champions, që do të ishte i treti radhazi, cikli do të konsiderohej i mbyllur. Por edhe nëse Atletico e fiton trofeun në finalen e Kardifit, Simeone vështirë se do të kërkonte më shumë në krye të një skuadre që e drejton që nga viti 2011. Në cdo rast cikli i tij te Los Colchoneros, do të quhej i mbyllur.

Interi ka katë një ofertë 4-vjecare për El Cholon, me një pagë që arrin mbi 10 milionë euro nëse sezon duke përfshirë edhe bonuset, madje duke i dhënë fuqi të plotë në vendimmarrje. Për pronarët kinezë të Interit paratë nuk janë problem, madje Simeones do t’i jepet të firmosë mbi një cek të bardhë.  Një shtysë e madhe drejt kësaj marrëveshjeje mund të jetë edhe miqësia që trajneri aktual i Atleticos ka me Havier Zanettin, zëvendësoresidenti ne Interit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje