FOTOT/ Ushtria e huliganëve rusë kërcënon anglezët: Do t’ju masakrojmë gjatë Kupës së Botës 2018

16 Shkurt 2017, 13:44Sport TEMA
FOTOT/ Ushtria e huliganëve rusë kërcënon anglezët: Do

Tifozët anglezë duhet që t’i bëjnë mirë llogaritë nëse vendosin që të shkojnë në Rusi vitin e ardhshëm kur të zhvillohet Kupa e Botës.

Ky është mesazhi i “Ushtrisë së huliganëve rusë”, të cilët përgatiten me orë të tëra, që “t’i bëjnë copë” rivalët e tyre nëse ata vijnë në Moskë.

Në një dokumentar të televizionit britanik BBC, tregohet për qëllimet e këtyre huliganëve, të cilët u bënë protagonistë të dhunës në Francë gjatë Euro 2016.

Ata udhëtojnë në qytete e shtete të tjera, ku lënë takime me grupe të tjera huligane, me qëllimin e vetëm që të bëhen edhe më të zotë.

Një prej grupimeve janë edhe “Kasapët e Orel-it”, që mezi sa presin të masakrojnë anglezët kur të vijnë për Kupën e Botës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje