Interi refuzon dorëheqjen e Piolit

24 Prill 2017, 16:24Sport TEMA

Stefano Piolit i është refuzuar dorëheqja. Humbja ndaj skuadrës së Fiorentinës, ka peshuar jo pak në ndërgjegjjen e teknikut ziklatër, i cili në deklaratat e tij pas përfundimit të takimit u shpreh se “Ky nuk është Interi im”.

Sic bëjnë të ditur mediat italiane, trajneri i Interit i indinjuar nga performanca e dobët e futbollistëve ziklatër, në një bashkëbisedim në dhomat e zhveshjes më drejtuesit e klubit i ka paraqitur atyre dorëheqjen.

Ndryshe nga herët e tjera, ku në kampin e Interit largimi i trajnerve për shkak të rezultateve të dobta ishte kthyer në modë, këtë herë ka ndodhur e kundërta.

Kërkesa e tij është refuzuar, në mënyrë të menjëhershme nga ana  e drejtorit Sportiv Piero Ausilio dhe Presidentit Stiven Zhang të cilët kanë qënë të pranishëm në diskutim.

Pas këtij momenti në qëndër të kritikave janë vendosur futbollistët e Interit, të cilëve u është thënë se askush të mos mendojë që në fund të kampionatit ai që do të mbajë përgjegjsi për rezultat negative do të jetë vetëm trajneri. Mesazh i qartë në drejtim të gjithë atyre individëve, të cilët nuk japin maksimumin në fushën e blertë, askush nuk qëndron mbi Interin.

Për momentin Stefano Pioli do të vazdhojë të qëndrojë në krye të stolit të Interit, përsa u përket futbollistëve një pjesë e mirë e atyre mund të vendosen në listën e personave “non grata”./SS/

1 komente në “Interi refuzon dorëheqjen e Piolit”

  1. albti says:

    Dihet se Kinezet blene klube vetem per tu dukur dhe se nuk investojne ne lojtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje