Nevil Dede nis grumbullimin me kombëtaren e femrave

24 Prill 2017, 13:43Sport TEMA

Paralelisht me kombëtaren e U-19 të meshkujve të trainerit Erion Bogdani, edhe trajneri i skuadrës kombëtare të femrave për moshat U-19  ka shpallur sot listën e futbollisteve që ka thërritur për grumbullimin disa-ditor.

Një grumbullim ky i radhës, kryesisht me futbolliste që vijnë nga kampionati shqiptar i femrave. Para gazetarëve në daljen e sotme publike, trajneri Dede theksoi faktin e domosdoshmërisë mbi këtë fazë vëzhguese, në një kohë që bëri me dije edhe një grumbullim të radhës, edhe në bashkëpunim me kombëtaren A të femrave, së bashku me trainerin Grima.

“Dua të theksoj faktin që në këtë grumbullim rutinë me skuadrën janë marrë në konsideratë lojtaret e datëlindjeve 2000-2001-2002 për ti parë realisht se çfarë forme dhe gjendje kanë. Nga Kosova do të jetë këtë radhë mbrojtësja Albina Zyba, teksa edhe një futbolliste tjetër ka pranuar të luajë me kombëtaren shqiptare, por për këtë stejxh stërvitor ishte e dëmtuar dhe nuk mundi të vinte”,- theksoi vetë Dede.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje