Barcelona ka triumfuar në “El Clasico” përballë Realit të Madridit duke fituar me rezultatin 2-3 në “Santiago Bernabeo”.
Një fitore e madhe kjo për katalanasit në një moment jo shumë pozitiv për ta, pas eleminimit nga “Uefa Champions League”.
Heroi i skuadrës së drejtuar nga Luis Enrike në këtë takim ishte argjentinasi Lionel Messi që i dha fitoren skuadrës së tij në minutën e fundit.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, ku për Realin shënoi Casemiro ndërsa për Barcelonën shënoi Messi.
Pjesa e dytë ishte mjaft emocionuese ku u shënuan dhe tre gola të tjerë.
Rakitiç kaloi Barcelonën në avantazh në minutën e 73-të, por Rodriguez barazoi gjithçka në minutën e 85-të
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit Lionel Messi mposht Navasin duke i dhënë fitoren skuadrës së tij brenda në madrid.
Me këtë fitore Barcelona merr vendin e parë me 75-pikë po aq sa ka dhe Reali, por me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak.