Arsenali është kualifikuar në finale të FA Cup, pasi eliminoi Manchester Cityn në gjysmëfinale.
90 minutat e kohës së rregull nuk kanë qenë të mjaftueshme për Arsenalin e Manchester Cityn për të mësuar finalistin e dytë në FA Cup, që përfundoi me rezultatin 1-1 me golat e Agueros e Monreal.
Në kohën shtesë, ishte Arsenali skuadër më efektive që arriti të shënojë golin e epërsisë në minutën e 101’ përmes Alexis Sanchez, që doli të ishte goli i fitores për rezultatin përfundimtar 2-1.
Në finalen e FA Cup Arsenali do të përballet me Chelsean.