Sokol Cikalleshi ka shkëlqyer në sfidën e sotme në fitoren e Akhisarit kundër Bursasporti.
Bomberi i kombëtares shqiptare arriti të shënojë një gol në këtë takim, por duke dhënë edhe një asisi.
Cikalleshi arriti që të shënojë golin e tretë për skuadrën e tij në minutën e 24-të, ndërsa më herët kishin shënuar Adin dhe Ymulu.
“Fitore e rendesishme kunder BursaSpor Gol dhe asist sot”, shkruan Cikalleshi.
Golat e tjerë për Akhisarin u shënuan nga ana e Vaz dhe Adin.
Me këtë fitore Akhisari ngjitet në kuotën e 33-pikëve duke mbajtur vendin e 14-të.