Flamurtari ka triumfuar me shifrat 2-0 kundër Vllaznisë në Vlorë.
Vlonjatët marrin tre pikë mjaft të rëndësishme përballë shkodranëve duke hedhur një hap të rëndësishëm për mbijetesën.
Ekipi i drejtuar nga, Shpëtim Duro, arriti që të shënojë nga një gol në çdo pjesë duke marrë fitoren e rradhës në Kategorinë Superiore pas asaj të javës së shkuar kundër Luftëtarit.
Golin e parë për kuqeznijtë e shënoi Tomislav Bushiç në minutën e 7-të, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 61-të me Danilo Alvesh që vulosi shifrat në 2-0.
Një fitore e rëndësishme për Flamurtarin që tashmë ngjitet në kuotën e 31-pikëve, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e 5-të me 37-pikë të grumbulluara.