Partizani grumbullohet për sfidën me Teutën

21 Prill 2017, 17:21Sport TEMA

Partizani ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në program në orën 14:00 në ambjentet e kompleksit “Internacional Tirana” të Pezës.

Traineri, Sulejman Starova, dhe stafi kanë zhvilluar një seancë me karakter tekniko-taktik.

Në përfundim të përgatitjeve të sotme skuadra është grumbulluar në rezidencën e saj për të qendruar e akomoduar deri ditën e diel.

Të shtunën ekipi zhvillon edhe seancën e fundit për të mbyllur përgatitjet në kuadër të përballjes me Teutën në program ditën e diel në stadiumin “Selman Stërmasi” ora 19:00.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje