Mbrojtësi i Partizanit, Arbnor Fejzullahi, ka dalë në konferencën për shtyp ku ka folur për sfidën e rradhës me Teutën dhe për sfidën direkte kundër Kukësit.
Fejzullahi theksoi se skuadra duhet të përqëndrohet vetëm tek sfida e rradhës dhe jo të mendojë që tani për përballjen ndaj verilindorëve.
Më tej mbrojtësi i 15-herë kampionëve të vendit tha se përpara janë edhe 7 finale për të arritur objektivin final për fitimin e titullit.
Në sezonet e fundit përballjet me Teutën kanë prodhuar rezultate të papritura.Si e parashikoni sfidën e së dielës?
E theksova edhe më parë me Teutën është një ndeshje e vështirë, duke patur parasysh edhe pozitat që bregdetarët kanë në renditje. Gjithsesi shpresoj që të triumfojmë ne pasi luajmë në shtëpi dhe kemi mbështetjen e zjarrtë të tifozëve, të cilët janë një forcë e madhe për ne në shkallët e stadiumit.
A do të jetë përballja me Kukësin , ajo që do të përcaktoj edhe fatet e titullit?
Jo vetëm me Kukësin por çdo ndeshje duhet vlerësuar nga ne duke filluar nga takimi i radhës ndaj Teutës, duhet të jemi të përqendruar maksimalisht për të kaluar pozitivisht 2 ndeshjet e radhës që në përballjen me Kukësin të synojmë vendin e parë.
A mendoni se kjo javë mund të favorizoj Partizanin duke parë edhe sfidat që kanë Kukësi dhe Skënderbeu?
E rëndësishmë është që ne të marrim maksimumin e pikëve në takim tonë ndaj Teutës , nëse dy rivalët ndalen do të jetë gjithçka në favorin tonë.
A varen rezultatet e Partizanit nga paraqitja dhe forma e Ekuban ?
Në skuadër ka mjaft lojtarë cilësorë , sigurisht Ekuban është golashënuesi ynë kryesor , por te Partizani ka edhe lojtarë të tjerë të cilët mund të shënojnë dhe të zgjidhin ndeshjet.
Kukësi apo Skënderbeu cili është kundërshtari më i rrezikshëm për ju?
Mendoj se të dyja si Kukësi edhe Skëndërbeu kanë një organikë cilësore lojtarësh, ndaj i shoh të dyja pretendentet tona deri në javën e fundit.
E ardhmja Fejzullahut?
Për momentin mendoj vetëm për Partizanin jam i përqëndruar të realizojmë objektivin final të shpallemi kampion . Fitimi i titullit do të ishte një vlerë e shtuar në karrierë jo vetëm për mua por për çdo lojtar të Partizanit. E theksoj për momentin jam i përqëndruar vetëm te Partizani.