Juventus, Bonuçi: Synojmë të fitojmë tripletën

20 Prill 2017, 21:03Sport TEMA

Leonardo Bonuçi beson se Juventusi ka mundësi mjaft të mira që këtë sezon të fitojë tripletën.

Pasi eliminuan Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, italianët besojnë se mund ta fitojnë këtë trofe.

Mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër”, Leonardo Bonuçi, e pranoi se Juveventusi ëndërron të fitojë tripletën këtë sezon.

“Kemi mundësi shumë të mira që të arrijmë në finale të Cardiffit dhe ta ngrejmë trofeun në qiell. A mund ta fitojmë tripletën? Jemi duke luftuar në tri gara të ndryshme, kështu që normalisht se këtë kemi në mendje. Por, duhet të jemi të qetë për pjesën e mbetur të sezonit dhe ti marrim gjërat hap pas hapi”, tha Bonuçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje