Majlinda Kelmendi shpallet kampione e Evropës

20 Prill 2017, 18:24Sport TEMA

Majlinda Kelmendi është kampione e re e Evropës.

Xhudistja kosovare e ka fituar këtë çmim për herë të tretë në karrierë, pasi shkëlqeu në Kampionatin Evropian që po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Kampionia evropiane, botërore dhe olimpike, Majlinda Kelmendi, në finalen e madhe e mposhti para pak minutash rusen Alesya Kuznetsova me Ippon.

Xhudistja kosovare në gjysmëfinale eliminoi portugezen, Joana Ramos, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, në të dytin e kishte mundur britaniken Chelsie Giles, e në atë të tretë zviceranen Evelyne Tschopp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje