Kylian Mbappe ka ngjallur shumë polemika pas ndeshjes me Borussia Dortmundin në Ligën e Kampionëve
Ylli i Monacos, Kulian Mbappe është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, pas paraqitjeve fantastike këtë edicion me skuadrën franceze.
Pas ndeshjes ai ka dhënë sinjale se mund të transferohet në “La Liga” tek ekipi i Realit të Madrid, pasi i buzëqeshur ka treguar foton me Cristiano Ronaldo.
Kujtojmë se ajo foto ishte bërë katër vite më parë, ku Mbappe si 14 vjeçar kishte vizituar qendrën stërvitore të Real Madridit, ku ishte takuar edhe me idhullin e tij.