Bastet: Reali favorit për të fituar “Uefa Champions League”

20 Prill 2017, 17:12Sport TEMA

Në gjysmëfinale të “Uefa Champions League” janë kualifikuar Real Madrid, Juventus, Atletico Madrid dhe Monaco.

Pas përfundimit të çerekfinaleve, pavarsisht se shorti akoma nuk është hedhur për ndeshjet gjysmëfinale, bastet kanë dhënë koeficientet për fitimin e këtij trofeu.

Sipas shumicës së basteve, favorit për të fituar Ligën e Kampionëve mbetet Real Madrid.

Fitorja e Realit kuotohet me koeficentin 2.6, ndërsa pas madrilenëve renditet ekipi i Juventusit që e ka koeficentin 3.00

Atletico kuotohet me 4.5, kurse Monaco me 7.5.

Shorti për ndeshjet gjysmëfinale hidhet nesër nga ora 12:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje