Edhe një medalje e bronztë për Kosovën, shkëlqen Nora Gjakova

20 Prill 2017, 19:02Sport TEMA

Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Poloni.

Xhudistja kosovare në luftën e repasazhit për të bronztën ka mposhtur bullgaren Ivelina Ilieva.

Ajo e ka kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti polaken Anna Boroëska.

Ndërkaq, në rrethin e tretë ajo e mundi Liveseyn.

Gjakova e ka fituar luftën përballë britanikes Bekky Livesey në çerekfinale, duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ku u mposht nga francezja Priscilla Gneto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje