Ramadani: Te Partizani nuk ka presion

20 Prill 2017, 19:46Sport TEMA

Ndaj Vllaznisë ai ishte mungesa e rëndësishme e Partizanit që u ndal në një barazim 1-1 në Shkodër.

Me të në fushë në rolin e mesfushorit përpara mbrojtjes, prapavija e të Kuqëve rrallë fut ujë dhe në sfidën e rradhës kundër Teutës në kryeqytet ky do të jetë misioni i Ylber Ramadanit të prishë cdo aksion sulmues të skuadrës së Maganit.

21 vjecari i përfaqësues Shpresa rikthehet në dispozicion të trajnerit Starova pas pezullimit 1 javor për shkak kartonësh, me shpresën se ndaj Teutës Partizani do të gjejë sërish rrugën e suksesit pse jo edhe me një gol të Ramadanit, i cili ende nuk është zhbllokuar që nga momenti që mban veshur fanellën e 15-herë kampionëve.

Titulli kampion i mungon Partizanit prej më shumë se 2 dekadash. Por edhe pse e dëshirojnë me cdo kusht këtë trofe, Ramadani e mohon kategorisht se te Partizani ushtrohet presion.

Sa më shumë kampionati i afrohet fundit aq më e vështirë bëhet rruga drejt titullit. Mesfushori 21-vjecar nga Ferizaj është i vetëdijshëm për këtë ndërsa nuk përjashton as Skënderbeun nga gara./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje