Mesfushori i Vitesses, Milot Rashica, gjatë merkatos së verës mund të transferohet në Serinë A tek skuadra e Napoli.
Napolitanët nuk kanë hequr dorë për të marrë shërbimet e lojtarin me orgjinë kosovare të cilin e shohin si pasardhësin idel të Jose Callejónit, që mund të largohet nga skuadra në fund të sezonit.
Milot Rashica, po shkëlqen në Holandë me Vitessen, ndërsa ka një kontratë me klubin Holandez deri në verën e viti 2020.
Sipas “Calciomercato.com”, drejtuesit e Napolit vazhdojnë të interesohen për mesfushorin Kosovar, ku interes ka shfaqur edhe Roma.