Mourinho kërkon Moratan e Varanë në këmbim të De Gea

22 Prill 2017, 12:16Sport TEMA

Në këmbim të De Gea, Jose Mourinho kërkon dy futbollistë. Trajneri i skuadrës së Man.United është i vendosur për të mos lejuar largimin e gardianit të portës së “Djajve të Kuq” David De Gea. Sidoqoftë kurrë mos thuaj kurrë.

Duke parë dëshirën e madhe që ka klubi Mbreteror, për të pasur në dispozicion shërbimet e portierit, Special One ndoshta mund të ndryshojë mendim, por njëkohësisht ai kërkon të përfitojë nga kjo situatë për të forcuar akoma edhe më shumë skuadrën e tij.

Alternativat për ta bërë të mundur transferimin eksistojnë vetëm në rastë se  Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, lejon largimin nga radhët e klubit  te tij dyshen Raphael Varene dhe sulmuesin Alvaro Morata.

Propozimet e teknikut portugez kanë vendosur në pozita të vështira, drejtuesit e klubit merenges, pasi mbrojtësi Varane ka një kontratë deri në 2020 me Realin e Madridit dhe shihet si një garanci më shumë për repartin e prapavijës. Situatë disi më favorizuese, shihet për sulmuesin Morata, i cili edhe mund të kërkojë të ndryshojë ambjent, për shkak të minutave të pakta që i janë vënë në dispozicion tek Reali i Madridit pwrgjatë këtij sezoni.

Nga ana tjetër Florenitno Perez ka paraqitur ofertën e tij, për David De Gea. Plot 70 milionë Euro, shifër rekord kjo që ofrohet për një portier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje