Pa përfunduar ende ky sezon, në të cilin Juventusi lufton për Champions League, kampionat dhe Kupë Italie, klubi bardhezi ka zyrtarizuar blerjen e radhës për sezonin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për Rodrigo Bentancur, mesfushor 20-vjeçar argjentinas, i cili ka firmosur një kontratë me kampionët e Italisë deri në vitin 2022.
Betancur ka tërhequr vëmendjen e klubeve europiane pas paraqitjeve të tij të mira me Boca Juniors, klub që përfitoi 9,5 milionë euro nga shitja e tij.
Per me teper informacion Betancur eshte futbollist nga Uruguaji por ka luajtur ne Argjentine
Pse nuk morët Mandin e të ka lali shpirt ? I soj duken.