Trajneri i kombëtares shqiptare U-17, Xhemal Mustedanagic, ka dalë në një konferencë për shtyp në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku ka folur për turneun miqësore që do të zhvillohet në Qipro.
Në fjalën e tij Mustedanagiç u shpreh se Shqipëria ka mjaft futbollistë të talentuar që në vitet e ardhshme do të bëjnë diferencën.
“Gjatë këtyre ditëve në grumbullim kam patur 24 lojtarë, 3 prej të cilëve portierë, gjithsesi dhe ata që do të largohen duhet ta shikojnë këtë si një mundësi për të ardhmen duke qenë se në muajin maj do të kemi dhe një tjetër turne të rëndësishëm si ‘Lazio Cup. Te kombëtarja U-21 ka 5-6 lojtarë që kanë ardhur nga U-17 dhe U-19, si Çekici apo Bare. Në këto 6 vjet kemi qënë dy herë në Elite Round dhe nëse disa situata do të kishin qenë më të qarta për ne, do të kishim qenë dhe dy herë të tjera” tha Mustedanagiç.
Kombëtarja e 17-vjeçare do të marrë pjesë në turneun “Uefa – Development” në Qipro.
Ky turne do të zhvillohet nga data 25-30 prill ku pjesmarrëse do të jenë katër ekipe kombëtare të kësaj moshe të cilat janë Qipro, San Marino dhe Malta.
Ndërkohë, kuqezinjtë do të nisen ditën e hënë drejt Qipros për të marrë pjesë në këtë turne miqësor.