Kukësi dhe Skëndërbeu kanë arritur që të fitojnë në javën e 30-të të Kategorisë Superiore.
Verilindorët arritën që të mposhtnin në “Zeqir Ymer” skuadrën e Tiranës me rezultatin 4-1 duke marrë tre pikë pa shumë probleme përballë një Tirane që ishte inekzistente në fushën e lojës.
Skuadra e drejtuar nga, Ernest Gjoka, arriti që t’i shënojë të katërt golat në pjesën e dytë me autor, Izair Eminin, Kariokën, dhe Pero Pejicin që shënoi në dopietë, ndërsa për Tiranën shënoi Turtulli.
Një fitore mjaft e lehtë kjo për Kukësin përballë një Tirane që edhe pse rrezikon të bjerë nga Kategoria arriti që të zhvillojë një 90-minutësh shumë të keq duke ia bërë të mjaft të thjeshte fitoren Kukësit.
Ndërkohë, Skëndërbeu arriti që të marrë një tre pikësh të rëndësishëm në transfertë kundër Lacit.
Kampionët e shqipërisë triuamfuan me rezultatin e thellë 5-1 ndaj kurbinasve.
Heroi i korcarëve në këtë takim ishte mesfushori Liridon Latifi, që arriti të shënojë një tripletë, ndërsa golat e tjerë u shënaun nga James dhe Salihi.
Golin e nderit për Lacin e shënoi Mensah.
Java e 30-të mbyllet me ndeshjen e fundit që luhet në orën 19:00 mes Partizanit dhe Teutës./f.b