Partizani fiton me Teutën, vendosin Torassa, Ekuban, dhe Sukaj

23 Prill 2017, 20:55Sport TEMA

Partizani është rikthyer të marrë tre pikë mjaft të rëndësishme në ndeshjen e fundit të javës së 30-të duke triumfuar në “Selman Stermasi” përballë skuadrës së Teutës.

Një tre pikësh i artë ky për skuadrën e drejtuar nga, Sulejman Starova, në rrugën drejt titullit kampion.

15-herë kampionët e vendit fituan me rezultatin e thellë 5-1, në një sfidë ku e dominuan përgjatë gjithë 90-minutave duke zhvilluar gjithashtu dhe një lojë mjaft të mirë.

Pjesën e parë Partizani arriti që ta mbyllë me rezultatin 2-0 ku autori i golit ishte argjentinasi Agustin Torassa që realizoi në minutat 19-të dhe 29-të.

Me fillimin e pjesës së dytë Teuta shkurtoi diferncat me Çyrbjan që shënoi një gol të bukur nga distanca.

Megjithatë reagimi i Partizanit ishte i menjëhershëm me Ekuban që arriti dhe ai të shënoi një dopietë në këtë takim duke realizuar në minutat 70-të dhe 73-të.

Golin e pestë për Partizanin e realizoi Xhevahir Sukaj që shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Me këtë fitore Partizani mban vendin e parë së bashku me ekipin e Kukësit me 62-pikë të grumbulluara.

Javën ardhshme Partizani do të përballet në derbi kundër Tiranës./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje