Partizani, Starova: I lumtur për lojën që zhvilloi skuadra

23 Prill 2017, 21:31Sport TEMA

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, foli pas fitores që skuadra e tij mori kundër Teutës me rezultatin e thellë 5-1.

Starova u shpreh se është mjaft i kënaqur me lojën që zhvilloi skuadra të cilët zhvilluan 90-minuta mjaft të mira.

“Nuk e kishim menduar kaq të lehtë, por më vjen mirë që morëm tri pikët. Jam i kënaqur nga loja e ekipit, sidomos edhe për faktin se Torasa arriti të shënonte dy gola. Sukajt i kemi dhënë minutazhin e duhur pak e nga pak që të merrte veten nga dëmtimi. Goli që shënoi sot do t’i shërbejë si moral për vazhdimësinë. Sot kundër Teutës kemi pasur jo pak probleme me dëmtimet, pasi Torasa u dëmtua, Batha ka dëmtim me kaviljen, ndërsa Krasniqi dhe Alban Hoxha kanë sakrifikuar për të luajtur sot” tha Starova.

Më tej ai foli dhe për derbin e ardhshëm kundër Tiranës.

Derbi ndaj Tiranës? Forma që po kalon Tirana nuk ka të bëjë aspak dhe nuk duhet ta marrim lehtë. Bardheblutë kanë arritur të shkojnë në finale të Kupës dhe kjo u jep besim”, deklaroi trajneri Starova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje