Juventusi i pandalshëm, i shënon 4 Genoas

23 Prill 2017, 23:22Sport TEMA

Juventusi fitoi me goleadë ndaj Genoas, duke krijuar një diferencë prej 11 pikësh me Romën e vendit të dytë, me titullin kampion që është më pranë bardhezinjve. 4-0 përfundundoi ky takim në Juventus Stadium, ku vetëm në pjesën e parë miqtë u ndëshkuan tre herë. Munoz u tregua i pavëmendshëm në minutën e 17-të, duke devijuar në mënyrë të pavullnetshme topin në portën e tij.

Dy minuta më vonë, Paulo Dybala pas një kombinimi përfekt me Khedirën e zoi rezultatin në 2-0. Ndërsa në minutën e 42-të ishte radhaz e Mandzukic për ta dërguar topin në rrjetë.

E pabesueshme ajo që bën Leonardo Bonucci në pjesën e dytë. Qedërmbrojtësi bardhezi depërton me zgjuarsi nga mbrojtja drejt qendrës së sulmit dhe godet nga jashtë zonës me instiktin e një sulmuesi për golin e 4 -0./SS/

1 komente në “Juventusi i pandalshëm, i shënon 4 Genoas”

  1. artur says:

    si shume po fiton ky juventusi mos financohet nga rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje