Trajneri i kombëtares shqiptare U-19, Erjon Bogdani, ka publikuar sot listën e futbollistëve që do të kenë në dispozicion për përgatitjet që do të zhvillohen për kualifikueset e Kampionatit Europian U-19 2018, që do të zhvillohen në muajin tetor.
Bogdani do të ketë në në dispozicion për të përgatitur 21-futbollistë.
Ajo që bie në sy është se lista është kryesisht me lojtarë që luajnë në klubet shqiptare, të cilët do të monitorohen nga afër dhe do të kenë mundësinë të bindin trajnerin për një vend në listën përfundimtare.
Lojtarët e Grumbulluar.
PORTIERË
Pano Qirko – Flamurtari
Arlis Shala – Teuta
MBROJTËS
Igli Doko – Panathinaikos
Kleto Gjura – Alesandria
Amer Duka – Akademia
Klisman Cake – Tirana
Enes Isufi – Vllaznia
Senad Hysenaj – Vllaznia
Franci Lala – Partizani
MESFUSHORË
Jon Mersinaj – Shkëndija e Tiranës
Sokol Ymeraj – Internacional
Dean Licco – Skënderbeu
Leonardo Nallbani – Nansi
Rimal Haxhiu – Partizani
Xhonatan Lajthia – Teuta
Elvi Berisha – Teuta
Dionis Cikani – Internacional
Dorian Zhuri – Tuluz
SULMUES
Ronaldo Zenuni – Tirana
Endi Pistolja – Teuta
Kejdi Balla – Akademia