Java e 31-të e Kategorisë Superiore hapet me derbin Tirana-Partizani

24 Prill 2017, 15:21Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar ditët dhe oraret e ndeshjeve të javës së 31-të të Kategorisë Superiore.

Sfida hapëse e javës së 31-të do të jetë derbi mes Tiranës dhe Partizanit që do të luhet ditën e premte në orën 19:00 në stadiumin “Selman Stermasi”.

Të shtunën do të luhen dy takimet e rradhës të cilat do të jenë, Vllaznia-Korabi dhe Kukësi-Laci që do të zvhillohen në orën 16:00.

Java e 31-të mbyllet të dielën me dy sfidat e fundit të cilat janë Luftëtari-Skëndërbeu që luhet në orën 16:00 dhe Teuta-Flamurtari që do të jetë në orën 19:00.

Kalendari i javës së 13-të.

Të premten

Tirana-Partizani, 19:00

Të shtunën

Vllaznia-Korabi, 16:00

Kukësi-Laci 16:00

Të dielën

Luftëtari-Skëndërbeu, ora 16:00

Teuta-Flamurtari, ora 19:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje