Armando Sadiku dhe Ezgjan Aliovski janë dyshja e sulmit të Luganos të cilët po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre në kampionatin zviceran.
Që të dy këta futbollistë i dhanë një fitore të madhe Luganos këtë fundjavë në transfertë kundër skuadrës së Young Boys të cilët e fituan me rezultatin e ngushtë 1-2.
Aliovski shënoi golin e parë në këtë ndeshje, ndërsa bomberi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ishte autori i golit të dytë.
Kjo ka bërë që të dy këta lojtarë të përzgjidhen në formacionin e javës në kampionatin zvicerian.
Ka qenë e përditshmja zvicerane “Blick” që ka zgjedhur 11 lojtarët më të mirë të kësaj jave në Zvicër.