Klubi i Tiranës është zgjuar për të kërkuar ndihmën e tifozave të tyre.
Pas një serie të gjatë me rezultate negative, klubi bardheblu u ka bërë thirrje tifozave të tyre që të rikthehen në stadium për të mbështetur skuadrën në derbin e së premtes kundër Partizanit.
Edhe pse Tirana ka kohë që kalon një krizë rezultatesh, tashmë është kujtuar që të kërkojë mbështetjen e tifozave në sfidën ndaj Partizanit.
Tifozat bardheblu kane bojoktuar skuadren e tyre qe pas marrveshjes per te lejuar ekipin e Partizanit t’i zhvilloje ndeshjet ne “Selam Stermasi”.
Postimi i plotë i Tiranës.
Te premten ora 19:00 luhet ndeshja e rradhes Tirana – Partizani ne stadiumin “Selman Stermasi”.
Eshte momenti per t’u rikthyer masivisht ne mbeshtetje te skuadres, per nje ndeshje qe duhet fituar. Rezultatet jo te mira qe skuadra ka marre gjate periudhes se fundit nuk jane arsye per te munguar ne stadium. Lojtaret kane nevoje per mbeshtetjen e cdo tifozi.
Kjo nuk eshte nje ndeshje qe duhet bojkotuar, eshte nje ndeshje qe duhet fituar dhe per ta fituar duhet mbeshtja e te gjithe tifozeve. Te gjithe bashke, te premten ne shtepine bardheblu me ngjyrat bardheblu.
Tifozet, klubi dhe skuadra nuk jane armiq te njeri-tjetrit. Te gjithe bashke si nje familje e madhe. Gjithmone forca Tirona!