Prof.Dr. Antonio Catona
Kirurg i Përgjithshëm
Sleeve Gastrectomy Laparoscopike (SGL) është një ndërhyrje e llojt restriktive në të cilën stomaku formohet në formë tubi.
Teknika SGL është shpikur në fillim në Angli dhe më vonë është përdorur edhe në shtete të tjera si SHBA, Gjermani dhe Belgjik. Ndërhyrja mund të kryet me teknike Laparoskopike dhe parashikon heqjen e një pjese të madhe të stomakut ndërmjet një resecioni, realizuar me ndihmën e suturatriceve/qepeseve mekanike. Pjesa e mbetur e stomakut merr formën e një tubi dhe me një volum shumë të reduktuar, me një kapacitet rreth 100/150 ml. Kjo procedurë nuk është e kthyeshme ngaqe një pjesë e madhe e stomakut hiqet. Nervat e stomakut dhe pilori, “valvula e daljes”, janë të pa prekura në mënyrë që të ruhet funksioni i stomakut edhe pse volumi është i reduktuar. Gjatë ngrënies ushqimi futet në stomak, i cili ka volum më të vogël dhe ndalet në pilor. Mbushja e tubit gastrik shkakton një limitim të rëndësishëm mekanik në ngrënien e mëtejshme dhe kemi një ndjesi ngopjeje.
Disa studime kanë treguar që pjesa e stomakut e hequr, pjesa e fundusit në veçanti, prodhon Grelina, një nga hormonet shkaktar të ndjenjës së urisë. Reduktimi i niveleve të këtij hormomi që shikojmë pas ndërhyrjes sjell një rënie të oreksit.
Me këtë ndërhyrje humbasim deri 60% të mbipeshës, me rezultate që zgjasin në kohë.
Në pacientët me BMI të ulët (35-45) SGL është cilësuar si e vetmja procedurë sepse është treguar efikase në kontrollet e ushtruara pas një periudhe 5 vjeçare.
Mund të përfitojnë nga kto procedura ato pacientët me BMI të ulët (35-45) që prezantojnë anemi, ose janë të prekur nga sëmundja e Crohn ose pacientët që kanë kryer më përpara ndërhyrje të mëdha kirurgjie abdominale, ose edhe pacientët që kanë nevojë për terapi anti infiamatore të zgjatur në kohë sepse normalisht këto ilaçe duhet të evitohen pas një ndërhyrje të ByPass Gastrik. Në pacientët me BMI të lartë (> 50-60) është më e vështirë për të kryer një ByPass Gastrik ose një Duodenal Sëitch. Sleeve Gastrectomy është zgjidhja për këtë problem duke qënë e sukseseshme për humbjen e peshës. Pasi BMI e pacientit është reduktuar është e mundshme të kryhet si procedurë të dytë një By Pass Gastrik ose një Duodenal Sëitch për të arritur, kur indikohet, një humbje peshe të mëtejshme. Kjo teknikë e kirurgjisë është e thjeshtë dhe e shpejtë për tu kryer, por nuk është e kthyeshme si bending gastrik dhe rezultatet në kohë të gjatë kanë nevojë për studime të tjera.
Avantazhet
Humbitet rreth 50% deri 80% e mbipeshës në tre vjet. Mundësia që stomaku të ridimensionohet dhe të ketë një rimarrje të peshës trupore. Në vitin 1992, Professor Antonio Catona ka kryer ndërhyrjen e parë në botë për obezitetin me laparoskopi, në spitalin Casorate Primo (Pavia).