Se bashku shpetuam nje jete. #DhuroDashuri

6 Prill 2017, 11:05Shëndeti TEMA

‘Një thirrje e bërë nga aktivisti Ilir Hoxholli dhe “Dhuro Dashuri” për të ndihmuar Zonjën Valentina nënë e pesë fëmijëve,  e cila vuante prej vitesh nga një sëmundje kronike e veshkave, gjeti mbështetjen e menjëhershme nga Spitali Amerikan. Thirrjet e vazhdueshme të nënës së Valentinës dhe fëmijëve të saj,  të cilët na tregonin se familja e tyre jetonte në një varfëri ekstreme dhe e kishin të pamundur kryerjen e një operacioni nga i cili varej jeta e Valentinës, që tashmë ishte në limitet e fundit të saj. Spitali Amerikan, është gjithmonë aty për të ndihmuar dhe për të shpëtuar jetën e atyre që në pamundësi të mëdha ekonomike drejtojnë sytë aty nga ku mund të gjejnë sadopak shpëtim. I tillë ishte dhe rasti i Zonjës Valentina e cila iu nënshtrua një operacioni mjaft të komplikuar me Kirurgun Urolog Faruk Dogan. Tashmë Zonja Valentina gëzon shëndet të mirë dhe mund ti kthehet jetës normale për të rritur të vegjëlit e saj. Stafi i mjekëve të Spitalit Amerikan me në krye Kirurgun Urolog Faruk Dogan morën përsipër dhe përfunduan me sukses ndërhyrjen e komplikuar dhe urgjente, e cila rrezikonte jetën e nënës së 5 fëmijëve. Spitali Amerikan është gjithmonë i gatshëm të marrë përsipër  sfida të reja për shpëtimin e jetëve të sa më shumë njerëzve të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda dhe jetojnë në pamundësi të mëdha ekomonike. “

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje