Dr. Julian Roshi (Kirurg Ortoped)
Me traumatologji sportive nënkuptojmë çdo lloj traume që ndodh gjatë aktiviteteve sportive si në nivelin profesionist ashtu edhe në nivelin amator , ka të bëjë me traumatologjinë në sistemin muskuloskeletal dhe përfshin: dëmtimet në muskuj, kocka, tendine, ligamente dhe dëmtime kërci.
Cilat janë shkaqet më të zakonshme të dëmtimet sportive:
– Program i keqstudiuar i stërvitjes , nxehjes dhe streching në nivel të pamjaftueshme
– Kushte ose terrene të papërshtatshme për aktivitete sportive
– Mungesa e paisjeve të domosdoshme (equipment) të veçanta për çdo lloj veprimtarie sportive
Cilat janë dëmtimet sportive më të shpeshta :
Traumatologjia e muskujve (tërheqje), mbulon 30% të traumatologjisë sportive ndaj ajo klasifikohet në tre grupe:
Grupi 1- Ku dëmtimi ka të bëjë me rupturë të disa fibrave muskulare
Grupi 2- Ku dëmtimi ka të bëjë me rrupturë të pjesshme të muskulit
Grupi 3- Ku dëmtimi ka të bëjë me rrupturë totale të muskulit.
Ndrydhja është nga dëmtimet më të shpeshta në kyçet e duarve, në artikulaconin talo-krural
(kavilje) dhe në artikulacionin e gjurit
Frakturat të cilat mund të jenë
a – Fraktura të thjeshta pa dëmtime të muskujve
b – Fraktura të ndërlikuara me dëmtime të muskujve dhe tendinave
c – Fraktura nga lodhja (stress fracture)
Dëmtimet në artikulacionin e gjurit përbëjnë 50 % të rasteve me traumatologji sportive , 10% janë
dëmtimet në artikulacionin talo – krural (kavilje) dhe 5% në shpatull dhe femur (kofsha). Pjesa më e
madhe e dëmtimeve sportive (40%) përfshin dëmtimet në artikulacione ndërsa 6% dëmtime në muskuj dhe nerva.
Cilat janë dëmtimet më të shpeshta për çdo pjesë të trupit gjatë aktiviteteve sportive
Traumatologjia e gjurit
Dëmtimi i ligamentit medial kolateral (MCL), dëmtimi i menisqeve (i jashtëm, i brendshëm), dëmtimi i ligamenteve cruciate (ACL, PCL), dëmtimet e kërcit, luksacioni i patellës etj.
Traumatologjia e artikulacionit talo–krural:
Tërheqje, ndrydhje e kaviljes, fraktura të kaviljes , rrupturë e tendinit Achille (tendini i Akilit)
Traumatologji e shpatullës:
Tenontitis ose rrupturë e tendinit supraspinatus, infraspinatus, biceps, subscapularis etj, luksacion i
shpatullës , frakturë e klavikulës etj.
Cili është ndryshimi midis dëmtimeve akute dhe kronike :
Në rastet akute dëmtimet ndodhin papritur gjatë aktivitetit dhe shoqërohen me:
– Dhimbje të fuqishme
– Edemë
– Hematomë
– Pamundësi për të kryer lëvizje.
Rastet kronike janë rezultat i sforcimit të vazhdueshëm dhe për një kohë të gjatë (over use syndrome) të pjesëve të ndryshme trupore dhe shoqërohen me dhimbje gjatë aktivitetit, dhimbje e pashpjegueshme në qetësi dhe edemë e kufizuar.
Si trajtohen rastet me traumatologji sportive
Fillimisht ushtrohet programi Rice (Rest-Ice-Compression-Elevation):
– Çlodhje ose imobilizim,
– Akull
– Lidhje ose fashim
– Pozicon i ngritur i pjesës së dëmtuar
Njëkohësisht jepen medikamente për të trajtuar dhimbjen ose edemën dhe në vazhdim programi fizioterapi dhe ushtrime. Terapitë më specifike dhe bashkëkohore që përdorim në dëmtimet sportive jo vetëm tek sportistët profesionistë por edhe tek ata amatorë janë :
– Injeksione me enzima sidomos tek tërheqjet muskulare me efekt të menjëhersëm (Traumeel etj.)
– Injeksione me PRP( Platelet Rich Plasma) për inflamacionet në tendinë ose në artikulacione
– Stem cells therapy
– Injeksione me acid hyaluronik+chondroitine
Kur është e dmosdoshme që pacienti me trauma nga aktivitetet sportive të vizitoj menjëherë
mjekun specialist ?
a. Kur pjesa e dëmtuar paraqit dhimbje të forta, edeme dhe ndjeshmëri lokale në prekje
b. Kur pacienti nuk mund të levizi ose të përdori me lehtësi pjesën e dëmtuar.
c. Kur ndjen instabilitet në artikulacion dhe dhimbje të pashpjegueshme nga një traum e vjetër .
Fëmijët dhe adoleshentët janë një grup ku kanë risk më të madh për traumatologji sportive për arsye se muskujt, tendinet apo ligamentet janë në progres zhvillimi dhe si rrjedhim më pak rezistentë ndaj dëmtimeve
Çfarë mund të bëjmë për të parandaluar traumat gjatë aktiviteteve sportive si dhe çfarë duhet të bëjnë mësuesit, trainerët dhe prindërit?
– Skuadrat e fëmijëve duhet të jenë formuar në varësi të profilit trupor dhe jo në bazë të moshës.
– Programi i stërvitjes duhet formuluar nga trainerë dhe mësues fiskulture profesioniste.
– Është e domosdoshme të ekzistojë dashuria e fëmijës për sportin dhe jo sporti për fëmijën.
– Para çdo fillimi veprimtarie sportive kontroll nga kardiologu dhe pediatri (1 herë në vit).
– Në raste traume me dhimbje, ndërpritet veprimtaria sportive deri në shërim të plotë.
Çfarë mund të bëjnë fëmijët:
– Të kenë gjëndje të mirë fizike të përshtatshme për aktivitete sportive.
– Të respektojnë rregullat e çdo veprimtarie – loje.
– Të përdorin të gjitha paisjet e nevojshme.
– Të evitojnë aktivitetet sportive kur janë të lodhur ose kur ndjejnë dhimbje.
– Para çdo aktiviteti nxehje e mirë me ushtrime stretching, gjithashtu edhe pas aktivitetit.
Cilat janë terapitë bashkëkohore për trajtimin e pacientëve me traumatologji sportive :
Në rastet kur terapia me programin RICE, medikamente apo fisioterapi nuk është e mjaftueshme
përdorim terapitë më bashkëkohore për trajtimin e dëmtimeve sportive nëpërmjet arthroskopisë.
Arthroskopia është një procedurë e cila kur kryhet nga mjekë të specializuar nëe këtë fushë
sjell rezultate shumë të mira. Nëpërmjet arthroskopisë trajtojmë problemet e gjurit (menisqet,
ligamentet, dëmtimet e patellës, transplantim të kërcit etj), problemet e shpatullës (tendinitis , rrupturë të tendineve, insabilitetin etj.), problemet e këmbës (dëmtimet e kërcit apo këmbën e futbollistit etj).
Njëkohësisht kemi një eksperiencë shumë të madhe në trajtimin e rrupturës së tendinit te Akilit me
metodën arthroskopike.
Duke përfunduar nuk mund të mos përmendim dhe efektet pozitive të aktiviteteve sportive për
shëndetin :
– Efekt pozitiv në shëndetin trupor (fizik) dhe shpirtëror
– Përballimi i obezitetit
– Përforcim i sistemit imunitar
– Përforcim i konkurrencës pozitive
– Përforcimi i ndjenjës së vetë kontrollit
Motoja që duhet patur gjithmonë parasysh është : PLAY SAFE TO STAY SAFE (stervitu me kujdes që të
ndjehesh i sigurt).
ma vrk gjo skisha lexu noj her