Trajtimet jo-kirurgjikale po cilësohen nga mjekë të ndryshëm kirurgë dhe jo vetëm, si procedurat më të përshtatshme dhe të preferuara nga pacientët.
Këto trajtime janë superiore kirurgjive estetike në shumë aspekte duke përfshirë rreziqet dhe kohën e rekuperimit, të cilat janë shumë herë më të reduktuara me një trajtim jo-invaziv. Rreziqet standarte të një kirurgjie si infeksionet, apo komplikacione gjatë anestezisë, shmangen nëse do të përdorej një trajtim jo-kirurgjikal, efektet anësore të së cilit kufizohen me mavijosje të lëkurës ose enjtje.
Kostot e procedurave jo-kirurgjikale janë gjithashtu një benefit i përfshirë në paketën e avantazheve, rezultatet e të cilave janë një përgjigje e përkthyer me rritjen e numrit të personave të cilët preferojnë gjithnjë e më shumë këto trajtime.
Fusha Dermo-Estetikës ecën me hapin e evoluimit të teknologjisë, duke vënë në përdorim aparaturat më cilësore në trajtimet më të kërkuara si facelift, probleme komplekse të lëkurës, konturimet e pjesëve të ndryshme të trupit etj.
Në SHBA në vitet 2000 ekzistonte një përqindje e lartë e përdorimit të procedurave estetike në përgjithësi, por me kalimin e viteve ndryshoi përzgjedhja e mënyrës së trajtimit ne këtë fushë. Në ditët e sotme pacientët kanë më shumë alternativa se asnjëherë; jeta frenetike, koha gjithmonë e më e pakët, angazhimet e shumta etj, janë faktorë që kane ndikuar ndjeshëm në rritjen e ndikimit së përzgjedhjes nga pacientët. Në këtë drejtim kanë marr përparësi trajtimet jo-kirurgjikale duke e lehtësuar të gjithë procedurën e përzgjedhur, jo vetëm për pacientin por edhe për mjekun. Kirurgët plastikë, të cilët për vite me rradhë kanë kryer ndërhyrje të shumta, janë vetë dëshmitarë në ndryshimin e mënyrës së trajtimit të dëshiruar nga pacientët.
Në vendin tonë po shikojmë gjithnjë e më shumë një orientim pozitiv drejt dermo estetikës në përgjithësi dhe përzgjedhjes së trajtimeve jo-kirurgjikale në veçanti.
Benefitet e këtyre të fundit janë me të vërtet frytdhënëse, arrihen rezultatet e dëshiruara, kursejnë kohë dhe kosto dhe çka është e rëndësishme pacienti i trajtuar i rikthehet normalitetit pa trauma të mëdha dhe pa shumë dhembje, që do të thotë koha e rekuperimit është më e shkurtër.
Trajtimet jo-kirurgjikale estetike, shërbejnë jo vetëm për tu dukur më i ri në moshë, por edhe në përmirësimin e defekteve siç mund të përmendim; shenja të dukshme në lëkurë, nishane të dëmshme, trajtimi i kapilarëve të gjakut, etj.
Sa më sipër Klinika Dermo-Estetike Vivia pranë Spitalit Amerikan 3, punon paralelisht me standartet botërore, duke i ofruar klientëve të saj të gjitha trajtimet, që kjo fushë e bukurisë ofron, nëpërmjet aparaturave unike në Shqipëri si; Zeltiq, Thermage, Lazeri origjinale FRAXEL, produkte cilësore kozmetike, LPG (Lipomasagge) të miratuara të gjitha nga FDA (Food and Drug Administration).
Aparaturat e lartpërmendura përdoren sipas protokolleve përkatëse nga mjekë të specializuar dermatologë dhe kirurgë estetik. Në këtë mënyrë pacienti nuk është i detyruar të kryejë kirurgji për të eliminuar dhjamin e tepërt në zona të caktuara, por mund ta bëjë atë me aparaturën Zeltig, apo facelift i cili mundësohet vetëm me një aplikim nëpërmjet Thermage.
Ky është dallimi dhe forca jonë në këtë treg sa kompleks aq edhe të vështirë.
Eja zbulo çmund të bëjmë për ty tek VIVIA.
[email protected]
https://www.facebook.com/ViviaKlinikeDermoEstetike/
https://www.instagram.com/klinikavivia/
Cel: 0696075599
Adresa: Pranë Spitalit Amerikan 3, Godina B, Kati 2