Jose Mourinho është i bindur se Zlatan Ibrahimoviç do të luftojë për të luajtur përsëri në të ardhmen, por thotë se është një ‘humbje kohe’ për të folur për të ardhmen e tij me Manchester United.
Ibrahimoviç është dëmtuar në ligamentet e këmbës në sfidën e “Europa League” kundër Anderlehtit që do e detyrojë atë të qëndrojë për një periudhë të gjatë jashtë fushave të lojës
Ylli suedez pritet që të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreht 1-vit, por trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, shprehet se 35-vjecari do të rikthehet për të luajtur sërish.
Tekniku portugez i pyetur se ky dëmtim më të mund të dëmtojë të ardhmen e Ibrahimovic tek United pasi kontrata e tij skadon në verë, Mourinho tha.
“Nuk e di, nuk dua të di, nuk jam i interesuar për atë.Unë dua vetëm që operacioni i vështirë të shkoj mirë dhe të përgatitet për hapin tjetër”, tha Mourinho.