Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka shkuar paraditen e së mërkurës në selinë e Kryeministrisë.
Nuk është mësuar ende se me kë është takuar kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kryeministri, por Denar Biba shkoi atje pak minuta pas takimit të Edi Ramës me Ilir Metën në selinë e Kuvendit dhe pas përmendjes një natë më parë të KQZ-së si pjesë e një marrëveshjeje politike.
Gjatë negociatave të ditës së djeshme, një nga lëshimet që u përmend se mund t’i bëhej PD-së, ishte edhe kreu i KQZ-së.
Por, Basha e ka refuzuar këtë ofertë.