Qua Vadis Shqipëri: Detajet e negociatave të djeshme dhe një parashikim se çfarë do të ndodhë tani

26 Prill 2017, 10:53Politika TEMA

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian David McAllister (Partia Popullore Europiane) dhe Raportuesi për Shqipërinë i Parlamentit Evropian Knut Fleckenstein (SPD), ndërmjetësues të përzgjedhur nga BE për të ulur palët në tryezën e  bisedimeve, janë larguar nga Tirana  në mëngjesin e sotëm për në Bruksel pa asnjë rezultat për zgjidhjen e krizës politike, rikthimin e PD në Parlament dhe pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet parlamentare  të18 qershorit.

Deklarata e europarlamentarëve

Në vend të një konference shtypi  në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, delegacion i BE  në Tiranë ka dalë me një deklaratë në emër të dy ndërmjetësuesve. “Dy europarlamentarët paraqitën propozime për të ardhmen që përfshinin pika mbi dekriminalizimin, luftën kundër lëndëve narkotike, masa teknike për përmirësimin e kryerjes së zgjedhjeve dhe masa për ndërtimin e besimit politik. Ata propozuan gjithashtu ide për diskutim mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshime të mundshme parazgjedhore në strukturat e qeverisë për të ndërtuar besim afatgjatë tek sistemi. Nga ana e maxhorancës pati dakordësi mbi pikat e propozuara me kusht që vettingu të votohet në parlament. Partia Demokratike iu përmbajt pozicionit të saj për emërimin e një kryeministri teknik dhe miratimin e një sistemi elektronik votimi për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme” bën me dije kjo deklaratë.

Oferta ndërkombëtarë përjashton qeverinë teknike

Thelbi i propozimit të dy ndërmjetësuesve europianë McAllister dhe Fleckenstein: riformatim i qeverisë Rama për të rritur besimin e opozitës dhe shtyrjen e zgjedhjeve në 16 korrik. Riformatimi i qeverisë parashikonte ndryshimin e ministrave të qeverisë Rama në 4 ministri që do t’i përcaktonte opozita. Por  jo dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike. Këto në këmbim të kthimit të opozitës në Parlament, plotësimit të strukturave të Vettingut me anëtarët nga opozita dhe konstituimi i tyre.

Propozimi i formatuar si një draft marrveshje opozitë –qeveri  përmbante  tri pika kryesore: ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe të kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që do t’i përkiste opozitës; shkarkime në nivel të lartë të drejtuesve të policisë; kriminalizimin, pra dënimin si vepër penale, të shit-blerjes së votës, të cilat u pranuan  nga kryeministri Rama dhe kryetari i Parlamentit Meta.

Pas “po” së se maxhorancës David McAllister filloi bisedimet me PD. Por pa asnjë rezultat. Bisedimet dolën pa sukses. Draft-marrëveshja europiane u refuzua dhe si kusht i vetëm për pranimin e saj mbeti  doreheqja e kryeministrit Rama, krijim i një qeverie teknike dhe më pas ulja në tavolinën e bisedimeve mes qeverisë teknike dhe opozitës. Burime nga PD pohuan për Deutsche Wellen, se  Basha u kërkoi  dy ndërmjetësuesve shtyrje të zgjedhjeve deri në fund të këtij viti dhe një qeveri pa Edi Ramën.

Kryetari i PD deklaroi mbrëmë para protestuesve se “dy përfaqësuesit europianë bënë përpjekje për të kontribur në një zgjidhje reale të krizës politike. Për fat të keq përpjekja e dy ndërmjetësuesve europianë nuk pati sukeses. Kjo sepse Edi Rama refuzon qeverinë teknike si zgjidhjen e vetme për të krijuar kushte dhe premisë të barabarta për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Përshkallëzimi i protestës?

Pas tri ditësh, të shtunën më 29 prill, skadon shtyrja e afatit që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ((KQZ) pranoi të bëjë për t’ i dhënë mundësinë e fundit PD për t’u regjistruar dhe marrë pjesë në zgjedhje. Dështim i uljes në tavolinën e bisedimeve të palëve, me ndërmjetësimin e McAllister dhe Fleckenstein, lë të kuptohet se PD nuk do të regjistrohet dhe nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Përkundrazi u paralajmërua përshkallëzimi i protestës me fillimn të hënën, më 1 maj, të mosbindjes civile dhe bojkoti përfundimtar të parlamentit.

“Kusht i pa tjetërsueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme është qeveria teknike dhe ne do ta vazhdojmë betejën tonë të pandalshme. Javën tjetër do të nisim mosbindjen civile në të gjithë Shqipërinë”, tha Basha mbrëmë para protestuesve brenda ҫadrës.

Nuk ka ende qëndrime të grupit të moderuar brenda PD që janë “pro” kthimit në parlament dhe as takime të forumeve të larta të PD  si Këshilli Kombëtar apo Kryesia e demokratëve për  një vendim lidhur me mosmarrjen  pjesë në zgjedhje dhe bojkotin përfundimtar të Parlamentit.

Në KQZ janë regjistruar 33 parti për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Mes tyre LSI dhe parti të djathta opozitare, plus partinë e re opozitare jo të djathtë LIBRA  e deputetit socialist Ben Blushi. Subjektet politike kundërshtare për të patur garë egzistojnë. Mosmarrja pjesë e PD në zgjedhje do të thotë që forca më e madhe opozitare në 25 vjet post-komunizëm e vetënxjerr vehten nga skena politike pasi në Parlamentin që do të dalë nga zgjedhjet e radhës ajo, me zhvillimet e deritanishme, rezulton që nuk do të jetë e përfaqësuar.

Për pasojë skena politike e Tiranës do të ketë shans të rikonfigurohet me protagonistë dhe aktorë të rinj. Mungesa e PD në Parlamentin e ardhshëm nuk do ta bëjë atë pjesëmarrëse as në strukturat e vettingut, ku ajo ka me ligj ka 50 përqind të anëtarëve në të gjitha komisionet. Radikalizimi i qëndrimeve të PD parathotë edhe mundesi për destabilizim gjatë procesit zgjedhor dhe vështirësi për zhvillimin e tij në terren.

11 komente në “Qua Vadis Shqipëri: Detajet e negociatave të djeshme dhe një parashikim se çfarë do të ndodhë tani”

  1. Toni says:

    Kta te PD te han k…n,lul bashovic I pari.

  2. butrinti says:

    A KA MUNDESI BERISH -BASHA DHE MAFIA SHQIPTARE TE DESTABILIZOJ SHQIPERINE ??? UNE BESOJ SE JO SHQIPERIA ESHTE ANTARE E BLLOKUT TE NATOS . PARTNERE PRESPEKTIVE E SHBA BE-se ME TE ARDHME NE BLLOKUN EUROPIAN. ME NJE PERQINDJE TE LARTE TE SOCIALISTEVE PO ASHTU SOCIALISTET KANE NJE VIZION DHE PROGRAM TE QARTE PER RINGRITJEN E SHTETITN SHQIPETAR MBAS KATRAURES QE SOLLEN PD istet.

  3. butrinti says:

    EDI RAMA HODHI GJITHCKA NE TAVOLINE PER HIR TE SHQIPERISE . kRYEMINISTRIN E KA ZGJEDHUR POPULLI ; REFORMEN E KERKON EUROPA DHE SHBA DHE PERBAN CELSIN PER TE HAPUR DYERT E TYRE . RESPEKT PER EDI RAMEN.

  4. Paf says:

    MARSHO,Mos e rruaj Populli Eshte me PS

  5. A.C. says:

    hahahahaha… duhet të bëhet një postulat: nëse një kokderr (Rama që aq mirë e ka sa s’ka ku të shkojë më bukur) dhe një debili… kush fiton..

  6. Vesa says:

    Nuk ka asnje rrezik. Shqiperia vazhdon rrugen. PD mbaron misionin e saj. Behen zgjedhjet me 18 qershor. Votohet vetingu. Arrestohet Berisha me shoke. Sekueztrohen pasurite e politikaneve te korruptuar. Keshtu Shqiperia behet gati per ne evrope kurse qelbesirat perfundojne ne koshin e historise.

    1. beni says:

      TE LUMTE GOJA DHE PENA VESA. ME TRE FJALI I KE PERMBLEDHUR TE GJITHA. PIKERISHT KJO DO TE NDODHE DHE POPULLI DO TE FESTOJ CLIRIMIN NGA QELBESIRAT ME TE MEDHA TE HISTORISE.

  7. Xhemi says:

    As mos te bejne gafe te dalin nga cadra dhe te hyjne ne zgjedhje. Aty te ngujohen ne cader!!
    Jane totalisht te padobishem, perkundrazi jane te demshem per popullin dhe vendin.
    Te shkrihet si parti, meqe kane frike te ballafaqohen me voten e popullit.
    Mire qe jane te dhjere, po duan te dalin edhe krenare……

  8. Shigjetari says:

    Shikoni se si qeshin Basha dhe Bogdani. Jane vertet te “deshperuar” per mos arritjen e kompromisit. Si mund t’a pranoje kete qendrim te ndyre pjesa e shendoshe e PD-se?

  9. niki says:

    N.q.s e duan Shqiperine nje pjese e deputeteve te PD-se ta braktisin partine dhe te krijojne nje parti re .Futja e tyre ne parlament do te zgjidhte gjitheshka.

  10. Usa says:

    25 vjet o plerat e Enver hoxhes e vrate dhe prete popullin po tani ska me Kanun dhe bythqirlliqe te asaj nature.Poshte serbet e shqiperise poshte Sali Kurva dhe dobicat e ferres Pd .Rrofte populli dhe Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje