Tirana e plotë, ushtrime fizike dhe skemë sulmuese për Josën

26 Prill 2017, 17:40Sport TEMA

Tirana pa mungesa dhe e karikuar në prag të derbit.

Përveç Muçës dhe Domgjonit të cilët me shumë mundësi e kanë mbylur sezonin, skuadra bardheblu zbriti e plotë në kompleksin stërvitor për të përgatitur ndeshjen më të rëndësishme të fazës së katërt, derbin e së premtes me Partizanin.

Në seancën e parafundit stërvitore ekipi zbriti në fushë rreth orës 15:30 dhe pas një ndalese të shkurtër rreth trajnerit Mirel Josa i cili ndau detyrt, lojtarët nisën punën. Fillimisht ushtrime të karakterit fizik dhe më pas zhvendosja në cirkuitin e forcës dhe shpejtësisë.

Trajneri Josa e ndoqi nga afër gjithë procesin duke kristalizuar dalëngadalë në kokën e tij edhe formacionin bardheblu për këtë sfidë të rëndësishme.

Me grupin u bashkua edhe portieri Edvan Bakaj që pas një dëmtimi shpreson të jetë në pankinë të premten, ndërsa në portë titullar do të luajë sërish Ilion Lika.

Në mbrojtje Doku duket se ka fituar balotazhin me Kërçikun ndërsa katërshja plotësohet me Turtuyllin, Teqjen dhe Hoxhallarin. Në mesfushë do të rreshtohet treshja Karabeci-Daja-Merveill ndërsa Taku dhe Moises do të mbështesin Ede në majën e sulmit. Seancën e fundit stërvitore Tirana do ta zhvillojë të enjten në stadiumin “Selman Stermasi”./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje