Presidenti i Partizanit, Gaz Demi ka takuar sot skuadrën në prag të takimit ndaj Tiranës në program të premten ora 19:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Një surprizë e veçantë për ekipin ka qenë edhe prezenca e Lucciano Mogit në hotelin ku aktualisht ekipi gjendet i grumbulluar.
Ish drejtuesi i njohur ka qenë i shoqëruar nga Presidenti Demi dhe drejtuesit më të lartë të klubit ku është prezantuar me të gjithë lojtarët dhe stafin drejtues.
Presidenti Demi ka shprehur mbështetjen maksimale ndaj ekipit dhe ka kërkuar nga lojtarët të japin maksimumin të premten ndaj Tiranës.
Një karikim për skuadrën ka ardhur edhe nga Moxhi.
“Jam i kënaqur që sot jam këtu me ju. Nëpërmjet bashkëpunëtorëve të mi kam mjaft informacione për skuadrën dhe lojtarët. Jeni përpara një derbi, këto janë ndeshje ku ju duhet të jepni shpirtin në fushë dhe këtë kërkoj nga ju dhe ta dëgjoj që e keni bërë në përfundim të ndeshjes.
Ju uroj përzemërsisht dhe suksese nesër” u shpreh Moggi.