Borussia e Dortmundit ka mposhtur me rezultatin 3-2 Bayernin e Mynihut në stadiumin “Allianz Arena”, për të kaluar në finale të Kupës së Gjermanisë.
Skuadra e Borussia Dortmundit ka eliminuar rivalin më të fortë në këtë kompeticion sic është Bayerni i Mynihut nga Kupa e Gjermanisë, pasi e ka mposhtur në gjysmëfinale.
Një 90-minutësh spektakolar u zhvillua në “Allianz Arena” duke përmbysuar avantazhin e krijuar nga skuadra e drejtuar nga italiani, Carlo Ancelotti.
Golat për Dortmundin u shënuan, Reus, Aubameyang dhe Dembele, ndërsa për Bayernin Martinez dhe Hummels.
Dortmund në finale do të luaj ndaj Frankfurtit, që mbrëmë eliminoi Monchengladbachun pas penalltive.